Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFRÚES,~E mb. 1. Që shkon duke u afruar, që shpreh prirjen e përputhjes së tipareve, që afrohet nga tiparet; kund. largues. Prirje afruese. Zhvillim afrues. Qëndrim afrues.
2. Që është më i afërt e më i dashur me dikë; që përpiqet të afrohet me dikë; kund. largues. Përpjekje afruese. Dëshirë afruese.
DISTANCÚES,~E mb., libr. Që të distancon, që vendos distanca; largues. Veprim distancues.
LARGÚES,~E mb., libr. 1. Që shkon drejt mospërputhjes së tipareve të një dukurie të caktuar, që karakterizohet nga largimi i tipareve të saj; kund. afrues. Zhvillim largues. Në rrugë larguese.
2. Që përpiqet të largohet a të ndërpresë marrëdhëniet e afërta me dikë; kund. afrues. Qëndrim (vështrim) largues.
✱Sin.: tejbartës, përçarës, mospajtues.
NXJÉRRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. tek. Vegël a mjet që shërben për të larguar ose për të hequr diçka nga një vend. Nxjerrësi i gëzhojave.
2. Ai që heq a largon diçka nga një vend; ai që merr diçka nga thellësia a brendësia e diçkaje dhe e vë përjashta. Nxjerrësit e tullave (e tjegullave) nga furra.
✱Sin.: heqës, largues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë