Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LARGËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët larg, të ndodhurit në një vend që është larg nga diçka tjetër; kund. afërsi. Në largësi larg.
2. Hapësira që ndan dy pika, dy vija, dy trupa a dy vende që nuk ndodhen ngjitur, që janë të ndarë njëri nga tjetri; rruga që bën një trup kur lëviz, gjatësia e rrugës që përshkon ai nga pika e nisjes deri në pikën e mbërritjes. Largësia e Diellit (e Hënës) nga Toka. Largësia e qitjes. Largësia e Durrësit nga Tirana. Largësia e hedhjes së gurit. Ndodhen në një largësi prej dhjetë kilometrash. Kjo largësi përshkohet për një orë. S’ka shumë largësi.
3. vet. sh. Tokat a vendet që shtrihen larg një qyteti, një fshati etj., vende të largëta nga një qendër e banuar. Ndodhej diku në largësi.
4. Pjesë kohe e ndërmjetme, koha ndërmjet dy ngjarjeve të ndryshme. Në një largësi prej pesëqind vjetësh.
✱Sin.: hapësirë, arallëk, udhë, largësirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë