Fjalori

Rezultate në përkufizime për “larash”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LAKROR

LAKRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Byrek me lakragrira, me presh, me kungull etj. Lakror me presh (me spinaq, me labot, me hithra, me pazi, me qepë, me kungull). Lakror me kuleç (me imakë). Lakror me petë. Anët e lakrorit. Mesi i lakrorit. Një ngastër lakror. Shtroj petët e lakrorit.
Sin.: byrek, shapkat, kripanik, pispili, bukafec, larash, kryelanë, bllacë, bllacore, laropitë, leqenik.
Bëhet *saç për lakrorin e botës përçm. E bëri lakror. 1. (dikë). E rrahu fort, e zhdëpi, e dërrmoi; e bëri lakër; e bëri fërtele; e bëri pelte. 2. (diçka). E ngatërroi shumë, e pështjelloi; e la të pasqaruar e të turbullt. I dolën (iu zbuluan) *lakrat lakrorit. Ia hoqi *petën lakrorit (byrekut) (dikush). E nis lakrorin nga *mesi (dikush) tall. Ia nxori *için lakrorit (dikush).

LARASH

LARÁSH,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Cathartes percnopterus) Lloj fajkoi me truplarmë, që ushqehet me kërma.
2. zool. Lloj rose e egër me pendëlarme, që rri në det dhedel nëpër brigje e këneta vetëmkohëkeqe e me stuhi. Larash deti.
3. Zog i vogël i njohur për ngjyrën e tij të veçantë dhe shfaqjen karakteristike. Larashi kurrizkuq zool. (lat. Emberiza cia).
Sin.: larosh, fajkua.

LARASH
LARMË

LÁRM/Ë (i), ~E (e) mb. 1.është me larandryshme, lara-lara. Lëkurë e larme. Me pendëlarme. Viç (ka, qen) i larmë. Lopë (dhi, dele) e larme. Groshë (fasule) të larme. Me sy të larmë.
2. bised. ndryshon herë pas here, që është herë i kthjellët e herë i vrenjtur (për motin); që ka re të shpërndara (për qiellin). Kohë (ditë) e larme. Mot i larmë. Qiell i larmë.
3. fig. Lajkatar e shtiracak, laragan; dredharak. Njeri i larmë.
4. I larmishëm. Mjetelarme. Ngjyralarme.
Sin.: i larushtë, larik, laragan, laraman, larosh, larok, larash, larë, larak, larakuq, quk, larisk, lacan, balosh, larua, abrash, larush, lacë, i sykëm, sharan, i sharmë, i shkruar, lara-lara, çikalarmë, pikalarmë, pikëlor, cërkalor, cikalor, pika-pika, balash, pulla-pulla, njolla-njolla, lajkatar, i shtirë, dinak, dredharak, i larmishëm.

LAROSH

LARÓSH,~II m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Larash.

LARUA

LAR/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË Ka i larmë, larash. Kishte një larua dhe një lariskë. Erdhi laroi.

TAMALAR

TAMALÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Larash kurrizkuq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.