Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALÁSH,~E mb. 1. Që ka një balë të bardhë në ballë ose bala në trup (për kafshët shtëpiake). Ka (kalë, qen) balash. Lopë (pelë, dele) balashe. Kaun balash e njohin të gjithë. (fj. u.).
2. Laraman, i përzier me të bardhë e të zi (për qimet, për flokët). Flokë balashë.
3. fig., mospërf. Laraman, i përzier. Gjuhë balashe.
✱Sin.: laraman, laragan, laran, larak, larush, i larushtë, larushan, i larmë, lara-lara, balosh, baloshan, bardhan, çubardh, balo.
♦ (Njihet) si *kau balash (dikush).
QÉLBËS,~II m. sh. ~, ~IT zool. 1. Gjitar i egër sa një shqarth, me hundë të ngritur, me lëkurë në ngjyrë të çelur në pjesën e sipërme dhe të errët poshtë, që ha minj, pula etj. dhe që lëshon një erë të keqe për t’u mbrojtur nga egërsirat e tjera. Lëkura e qelbësit. Era e qelbësit. Qelbës këmbëzi. Qelbës laran.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme qelbësish ose të ngjashëm me këtë gjitar. Qelbësi evropian (lat. Mustela putorius) gjitar me një ngjyrë kafe në përgjithësi të errët dhe një maskë të errët në të gjithë fytyrën. Qelbës hundëderr (lat. Conepatus) morfeta hundëderr. Qelbës me kaçule (lat. Mephitis macroura) morfeta me kapuç. Qelbës me vija (lat. Mephitis mephitis) morfeta me shirita. Qelbës siberian. Qelbës afrikan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë