Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LARÍ,~AI f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët lara-lara; larmi.
2. biol. Grup i veçantë në klasifikimin sistematik të kafshëve dhe të bimëve, që ka disa veçori të ndryshme nga përbërësit e tjerë të po atij nënlloji, nënndarje brenda nënllojit; varietet. Lari e rrallë. Laritë e nënllojit. Laritë e bimëve (e kafshëve).
✱Sin.: laramanësi, larmi, nënndarje, varietet.
LARMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i larmë, të qenët lara-lara. Larmia e pendëve.
2. Të qenët i larmishëm, të qenët i llojllojshëm. Larmi e madhe. Larmia e ngjyrave (e tingujve). Larmia e vargjeve. Larmia e stileve. Larmia e përmbajtjes.
✱Sin.: lari, larushi, laramanësi, llojshmëri, larmishmëri, zhdërvjellje, zhdërvjelltësi, shumëllojshmëri, llojllojshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë