Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DELLPLÁSJ/E,~A f. Të qenët i paturp, paturpësi, pafytyrësi, lapërdhi.
HANDRÁ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET krahin. 1. Lëng i trashë, qelb. Handraku i plagës. Kullon handrak.
2. Qurra.
3. Jashtëqitja e njeriut dhe e kafshëve; të ndryrët; pleh. Handraku i bagëtive. Handraqet e kandrrave. Handraqe shtazore.
4. kryes. sh. Mbeturinë a mbetje nga diçka e shkatërruar ose e prishur, që nuk hyjnë më në punë; diçka që nuk ka më vlerë, pasi është përdorur gjatë dhe është vjetruar; fundërrinë. Handraqet e tullave. Handraqet e një shtëpie të rrëzuar. Grumbullimi i handraqeve.
5. fig., keq. Punë a veprimtari e ndyrë, ndyrësi; veprim i ulët, i pandershëm dhe i turpshëm. Handraqet e qeverisjes jo dinjitoze. Handraqet e shoqërisë.
✱Sin.: qelb, çmërs, ujerë, qurra, kakëza, jashtëqitje, pleh, fekale, të mbetura, të ndyta, të pëgëra, nevojë, mut, kakë, fundërri, fundërrinë, ndyrësi, ndotësi, fëlliqësi, qelbësirë, lerë, zhul, zgjyrë, lapërdhi, llomështi, pisllëk.
LAPËRDHÍ ndajf. Me ndyrësi, paturpësisht, në mënyrë të pamoralshme. Fjala i doli lapërdhi.
NDYRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët i ndyrë; cilësia e atij që është i ndyrë; kund. pastërti. Ndyrësia mbretëronte në atë vend.
2. Gjë e ndyrë, mbeturinë e papastër e diçkaje. Ndyrësitë e lumit. Një grumbull ndyrësish. Pastroj ndyrësitë.
3. fig. Veprim a punë e ulët, e pandershme dhe e turpshme. Ndyrësitë e pushtuesve. Ndyrësitë e njerëzve të shthurur. Ndyrësi politike.
4. Fjalë e ndyrë, sharje me fjalë të ndyra. Nxirrte ndyrësi nga goja. S’la ndyrësi pa i thënë.
5. Njeri i ulët e i ndyrë për nga sjellja. Është njeri i ulët, një ndyrësi.
✱Sin.: ndot, ndotësi, të ndotë, të ndytë, fëlliqësi, të pëgërë, ndyrësirë, ndotje, fëlliqësirë, qelbësirë, lerë, zhul, zgjyrë, handrak, mutësi, llomështi, lapërdhi, llangosje, palavi, pisllëk, pocaqi, pleh, jashtëqitje, fëlligështi, fëlligë, rrushkulli, turp, poshtërsi, batakçillëk, batakçi, handrak.
PALAVÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Papastërti, ndyrësi; qelb që zë një plagë. Palavi e madhe. I mbuloi palavia. I ka zënë plaga palavi.
2. Morr a plesht (si parazitë të njeriut). Kishte ndonjë palavi.
3. përmb. Barërat e këqija, që mbytin bimët e mbjella. E ka mbytur grurin (misrin) palavia.
4. kryes. sh., fig. Fjalë a shprehje të ndyra. Nxori palavi nga goja.
5. fig. Zhurmë, potere.
6. fig. keq. Femër e përdalë, e pandershme.
✱Sin.: papastërti, ndyrësi, qelb, lapërdhi, fëlliqësi, fëlliqësirë, ndyrësi, lapërdhi, turpëri, turpësi, zhurmë, potere, morr, plesht.
PATURPËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i paturp, vetia e një njeriu të paturp. Kulmi i paturpësisë. Pati paturpësinë të... Foli (u soll) me paturpësi.
2. Veprimi i një njeriu të paturp, sjellje e ulët, e paturpshme. Ka bërë paturpësi të mëdha.
✱Sin.: paturpshmëri, paturpëri, pafytyrësi, lapërdhi, maskarallëk, poshtërsi, pafytyrësi, pacipëri.
RRUSHKULLÍ,~A f. ~, ~TË bised. 1. Hidhërim; helm. I ra një rrushkulli.
2. Lapërdhi. I kishte lënë rrushkullitë.
✱Sin.: hidhërim, helm, lapërdhi.
SHKÁNDU/LL,~I m. sh. ~J, ~JT 1. Fjalë a veprim që është në kundërshtim me normat e fesë e që të çon në mëkat; gjynah. Shkandull të rëndë ka bërë. Nuk i falej atij ai shkandull. Shkanduj të dënueshëm.
2. Sjellje e ulët; shembull i keq. Mbylli sytë para atij shkandulli.
4. Fjalë të pahijshme; sharje. Foli me shkanduj.
3. fig. Ndyrësi, lapërdhi. E bëri edhe atë shkandull.
5. Djalli; qoftëlargu. Rrëshqet si shkandull. Iu duk se i doli para shkandulli.
✱Sin.: mëkat, gjynah, mbrapshti, fëlliqësi, i paudhi, qoftëlargu, largqofti, preftigjarrugën, gjofterrëfeja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë