Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Freni i rrushit bashkë me kokrrat; vesh, verigë. Bistak rrushi. Këput një bistak. Ha një bistak rrush.
2. Tufëz lulesh, kokrrash etj. në një bisht, që varet poshtë, xhufkë. Bistak bari. Bistakët e akacies. Shelgjeve u kishin rënë bistakët.
✱Sin.: vesh, verigë, vile, veshul, veshak, veshok, veshnik, vastak, korrovesh, kalander, landare, pulvesh, pupë, kopan.
LASTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Degë e njomë, e gjatë, e hollë dhe e drejtë, filiz; kërcell i hollë e i gjatë kryesisht i disa bimëve kacavarëse ose që shtrihen përtokë. Lastar i ri (i njomë). Lastar i gjatë. Lastar pemësh. Lastar ulliri (dardhe). Lastar rrushi. Lastar kungulli (domateje). Lëshoi lastarë. I këputi lastarët.
2. fig. Njeri me trup të gjatë, të drejtë e të zhdërvjellët.
✱Sin.: filiz, lumak, vishkull, vrushkull, kërcell, mugull, syth, bulë, thupër, degë, furatë, fidan, rasat, thithak, thithës, rremb, rrëfatë, rrënjëz, ngallë, ngallicë, krëndth, përpajnë, përparje, pipth, dredhkë, bilashnjok, cimak, mbishartesë, biskonjë, beronjë, bitonjë, bitme, kalem, fundak, fundçe, landare, smat, loze, smag, stërpik, pinjoll, sumbull, shpatull, trikë, bisk, bifkë, bimëz, rricë, dredhë, përdredhës, qerthull, bilonjë, fillak, mënjollë, endës, fregull, gem, grep, imshtak, fshikull, frushkull, fiskajë, çicërr, ngallë, bumbë, bumbeskë.
♦ Ha lastarë më të lartë (dikush) keq. e mban hundën përpjetë, del mbi të tjerët; shet mend; pështyn lart (përpjetë). Nuk lëshoi lastarë (dikush) shih iu shua pragu (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë