Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARKUESHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Të qenët i harkueshëm a i përkulshëm. Harkueshmëria e shufrës.
✱Sin.: përkulshmëri, lakueshmëri.
HEPSHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Përkulshmëri, lakueshmëri.
✱Sin.: përkulshmëri, lakueshmëri, anësi, harkueshmëri, përthyeshmëri.
LAKUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i lakueshëm, vetia e diçkaje të lakueshme, përkulshmëri. Lakueshmëria e një trupi. Ka lakueshmëri të madhe.
PLASTICITÉT,~I m. 1. Qenët plastik; epshmëri. Argjilë pa plasticitet.
2. fig. Shkathtësi, zhdërvjelltësi, lakueshmëri.
PËRKULSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përkulshëm, vetia e diçkaje a e dikujt që përkulet. Përkulshmëria e bakrit (e materialit).
✱Sin.: përkulësi, lakueshmëri, epshmëri.
PËRTHYESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përthyeshëm; vetia e diçkaje që është e përthyeshme. Përthyeshmëria e rrezeve të dritës në ujë (fiz.).
✱Sin.: thyeshmëri, lakueshmëri, përkulshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë