Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lakohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PRAPALAKOHEM

►PRAPALAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Lakohem a përkulem prapa.

PUREM

►PÚR/EM jovep., ~A (u), ~Ë 1. vetv. Mënjanohem, kthehem në një anë, lakohem, pirrem.
2. pës. e PUR.

PËRDYLKOHEM

►PËRDYLK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përkulem; lakohem, epem.

SHMANGEM

SHMÁNG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Largohem, dal a hiqem mënjanë, i liroj a i hap udhën dikujt. Shmanguni më andej!
2. Lëviz me shkathtësi për t'i ikur dikujtpërpiqet të më pengojë, bëj një lëvizjeshkathët për t'i shpëtuar diçkaje. Iu shmang tre mbrojtësve (ndërhyrjesqendërmbrojtësit). sport. U shmangej goditjeve. Iu shmang bukur (me shkathtësi).
3. edhe fig. Qëndroj larg nga dikush a nga diçka që nuk më pëlqen a që mund të më dëmtojë, përpiqem të mos takohem a të mos kembëj me të, i ruhem; shpëtoj nga diçka duke dredhuar, i bëj bisht, i largohem; nxjerr arsyendryshme për të mos vepruar ashtu si duhet ose për të mos bërë atë që duhet a që më kërkohet. Iu shmang takimit. Iu shmangeshin rrugëverrahura (cekëtinave). I shmangem rrezikut. I shmangej punës (detyrës, përgjegjësisë, kontrollit). Iu shmang pyetjes (bisedës, diskutimit). Iu shmang luftimit.
4. Nuk i përmbahem diçkaje, largohem nga diçka e rëndësishme dhe e drejtë, dal nga vija. Nuk shmanget nga parimet.
5. pës. e SHMANG. Shumë sëmundje (të meta, gabime) mundshmangen.
Sin.: largohem, resht, qasem, përvidhem, anashkaloj, përbishtem, bishtnoj, dredhoj, leqoj, lakohem, lakoj, hiqem, mënjanem, largohem, iki, mërgohem, rreshtem, ruhem, mungoj, purohem, shpëtoj, shkas.

THYHEM

THÝHEM jovep., ~THÉVA (u), ~THÝER 1. vetv., vet., v. III Ndahetdysh a në shumë copa, bëhet pjesë-pjesë a copa-copa, copëtohet (për diçkangurtë). U thye xhami. U thye shkopi (trari, shtylla). U thye copa-copa.
2. vetv. Përkulem, lakohem a harkohem. U theva nga pesha e thesit.
3. vetv., vet. v. III Merr trajtën e një vijethyer (për diçkadrejtë), përkulet, bëhetdysh, më tresh etj.; paloset. I janë thyer gjunjët. Thyhet si thupër. Janë thyer kapakët e librit (e fletores).
4. vetv., vet. v. III, fiz. Ndërron drejtimin, kthen (për dritën, rrezen etj.) kur kalon nga një mjedis fizik a nga një trup në një tjetër me përbërje ose me dendësindryshme (nëpër një prizëm etj.), përthyhet. Thyhet drita. Thyhen rrezet e diellit.
5. vetv., vet. v. III Ndryshon drejtimin e bie thikë poshtë, shkon tatëpjetë poshtë (për shpate malesh etj.).
6. vetv., fig. S'e përballoj dot diçka, nuk e kapërcej dot, mposhtem para diçkaje; tërhiqem, dorëzohem, jepem. Nuk u thyen para vështirësive (para pengesave, para vuajtjeve, para torturave). Thyhet shpejt. As thyhet, as përkulet.
7. vetv., fig. priten forcat, më lënë fuqitë, dobësohem shumë, bie nga shëndeti, vritem shpirtërisht. U thye moralisht. S'thyhet lehtë.
8. vetv., vet. v. III. edhe fig. S'është më aq i madh ose aq i fortë sa më parë, zbutet pak, bie ca, pritet; kalon, e kapërcen kulmin e vet e fillonbjerë. U thye vapa (të ftohtët). U thye vera. Iu thye vullneti. U thye mosha.
9. pës. e THÝEJ. U thyen pjatat (vezët). M'u thye dora (këmba, krahu). U thyen normat.
Sin.: copëtohet, përkulem, lakohem, harkohem, paloset, kthen, përthyhet, mposhtem, tërhiqem, dorëzohem, jepem, dobësohem, zbutet, pritet.
U thye *buka (me dikë). thyhet në *dorë (dikush). Thyhem (këputem) më *dysh. Iu thye *fati (dikujt). Nuk thyhet (nuk lidhet) në *kuvend (dikush). U thyen në *kuvend. U thye *zemra (me dikë). M’u thye *zemra.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.