Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lakim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKËSIM
BËRRYLIM

BËRRYLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bërryloj diçka; përkuljetrajtë bërryli e tubit etj.
2. Kthesë, lakim i rrjedhëslumit, bërryl.

DREDHË

DRÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillëbën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz; gjarpërim. Dredhat e rrugës (e lumit, e kanalit). Dredhat e tymit. Udhë gjithë dredha. Gjarpri ecën me dredha. Vraponte me dredha.

2. Send që ka trajtën e një laku a të një harku; diçka e dredhur a e përdredhur; bërryl a kthesë spiraleje, vjaske etj. Dredhat e flokëve. Dredha e ballit tufë flokëshpërdredhurbien mbi ballë. Dredhat e sustës (e vjaskës...). Dredhat e hardhisë. Flokë me dredha. Zbukurim me dredha. Fjongo (kordele) me dredha. I bëri një dredhë telit.

3. Rrip i hollë prej lëkurësbagëtive, që përdoret për të qepur opingat ose diçka tjetërlëkurtë; gjalmë opingash, retër. Pret (nxjerr) një dredhë. Lag (njom) dredhat. Qep me dredha.

4. Tufë e vogël rripash lëkure, të thurur si gërshet ose të përdredhurbashku, që i vihen kamxhikut në majë; kamxhik. I ra (e rrahu) me dredhë.

5. Teli i harkut, me të cilin rrihet ose shprishet leshi.

6. Purtekë e gjatë dhe e dredhur në mes, që përdoret për të shirë drithin duke e rrahur; thupër e njomë dhe e dredhur, që përdoret për punëndryshme. I rrihnin (i shinin) të lashtat me dredhë. Bëri një dredhë për kularin. I lidhi drutë me një dredhë.

7. Shakullinë; vorbull uji. Dredhë e fortë. Dredhë bore (pluhuri, tymi). Ngrihet si dredhë. E rrëmbeu dredha.

8. fig. Dredhi. Bën dredha. Sajonte dredha. Mos i bëj dredhë fjalës. (fj. u.).

9. bot. Dredhe.

10. bised. Rrudhë. Iu mbush balli me dredha.

Bën dredha (dikush) është hileqar, nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm, luan sa andej këtej; luan nga e vërteta; bën bisht; bën lodra; bën laradashë. I bën dredha (dikujt a diçkaje) përpiqet t’i shpëtojë a t’i largohet dikujt që nuk e do, i shmanget që të mos e takojë a të mos i dalë ballas; u shmanget vështirësive, punës, detyrës, përgjegjësisë etj.; i ruhet çdo rreziku, i dredhon diçkajekeqe; i bën bisht. I bën dredhë fjalës (dikush) nuk i qëndron fjalësdhënë, sillet e flet si t’ia dojë puna; nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm e i besës, e dredh; e ha fjalën. I bën dredha plumbit (dikush) i ruhet një rrezikumadh, i shmanget diçkaje shumërëndë; di ta ruajë veten nga rreziqet, është i shkathët e i zoti dhe nuk e gjen dot një e keqe e madhe. Dredha e djallit keq. njeri shumë i djallëzuar; djalli vetë. I hoqi (i dha) një dredhë (dikujt) e rrahu shumë me kamxhik; i dha një të rrahur; e qortoi a e kritikoi rëndë; i dha (i hoqi) një dru (të mirë). E rrëmbeu dredha (dikë) ka rënë keq si në një vorbull dhe nuk po i shkojnë punët ashtu si do vetë; ra në rrethanapapërballueshme; s’e ka në dorë veten.

Sin.: bërryl, lakadredhë, dredhim, dredhje, lak, lakore, lakim, gjarpërim, kaladredhë, tërthore, dredhëse, gjalmë, retër, lidhëse, shprishës, kamxhik, kaçurrela, shtjellë, loze, dredhe, urth.

DYLPËKIM

DYLPËKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Veprimi kur dylpëkojmë a kur dylpëkohet diçka; lakim, kthim si lak, formim i lakut.
2. Nxjerrja nga vendi e një gjymtyretrupit. Dylpëkimi i shpatullës.

HARKIM

HARKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përkulje a lakimtrajtë harku ose gjysmëharku. Harkimi i llamarinës.
2. Kthesë a dredhë si hark e diçkaje, hark. Harkimi i vetullës. Harkimi i ylberit. Harkimi i lumit. Në harkimudhës.
Sin.: lakim, përkulje, dredhim, hark.

HETEROKLIT

HETEROKLÍT,~E mb., gjuh. Që ka lakim e zgjedhimparregullt.

HETEROKLITE

HETEROKLÍT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Fjalë me lakim dhe zgjedhimparregullt.

MUNGESOR

MUNGESÓR,~E mb. 1.mungon, i munguar. Leximi mungesor i librave. Një spektakël mungesor.
2. gjuh. Që nuk i ka të gjitha elementet a njësitë (për fjalinë) ose trajtat (për lakimin a për zgjedhimin), i paplotë. Lakim mungesor i emrave. Fjali mungesore fjali e paplotë.

PURË

PÚR/Ë,~A f. Mënjanim, anim, lakim.

PËRDREDHIM
PËRDYLKIM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.