Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lakesë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BER

BER,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hark.
2. Pjesë e një sendi, e përkulur si hark, lakesë. Beri i urës. Beri i portës.
3. Shigjetë prej thupre a prej kërcellitdisa bimëve, që e hedhin me hark. Hark e ber. Shtie me ber. Shigjeta me ber frashri.
4. zool. Shigjetull.

EPTESË

EPTÉS/Ë,~A f., gjeol. Lakesë.

HARK

HAR/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. hist. Armë e bërë me një shufër druri a metalipërkulur dhe me një fillfortëlidhur në të dy anët, që shërben për të hedhur shigjetën. Hark me (pa) çark. Ngreh (shkreh) harkun. Qëlloi me hark.
2. Harkavile; hark me lak. E zuri me hark.
3. gjeom. Pjesë e rrethit ose e çdo vije tjetërlakuar, që pritet nga dy rreze. Harku i rrethit. Gjatësia e harkut.
4. Pjesë e diçkajeështë e përkulur si rreth ose në trajtën e një vijelakuar; gjysmërreth. Harku i rrotës. Harku i kularit. Harku i sharrës. Harku i djepit. Harku i ylberit.
5. arkit. Pjesë e sipërme e një dritareje, dere etj., në trajtë gjysmërrethi; pjesë e një ndërtimi, e përkulur dhe e mbështetur mbi shtylla, mbi këmbët e urës etj., e cila shërben edhe për zbukurim; qemer. Harku i sipërm. Harqet e urës. Urë me harqe. Hark betoni. Hark mbështetës. Hark gotik i mprehtë hark me kulmngushtë, me dy qendra me rrezebarabartë. Hark i murosur hark pa kalim nëpër të. Hark me tri qendra hark i rrumbullakët, i punuar me rrathë. Hark shkarkimi hark për shpërndarjen e ngarkesës. Hark vezak hark me qiellzë vezake. Hark romak hark i rrumbullakët, me qiellzë gjysmërrethore.
6. muz. Shkop druri, me qime kali ose me fije sintetike të tërhequra fort nga njëri skajtjetrin, që përdoret për t’u rënë veglave me tela; vegël me tela, së cilës i bien me një mjettillë. Harku i violinës (i violonçelit, i lahutës) Orkestra e harqeve. Melodi harqesh. Pjesë (koncert) me harqe (muz.).
7. fig. Shtrirje; cak. Në një hark kohor.
8. tek. Vegël e thjeshtë për të rrahur e për të lënurur leshin. Hark për të lënurur leshin vegël e thjeshtë për të rrahur e për të lënurur leshin.
9. spec. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme harqesh në fushandryshme. Hark elektrik (fiz.) dy shufra karbonilidhura me burimin e rrymës elektrike, që lëshojnë shkëndija me dritë verbuese kur afrohen. Hark gotik i mprehtë (ark.) hark me këndngushtë, në trajtëmajës së heshtës. Hark i brendshëm (ark.) hark me hapje për derë, me madhësindryshme nga harku i jashtëm. Hark i jashtëm (ark.) harkfaqen e jashtmendërtesës, zakonisht më i madh se harku përkatës i brendshëm. Hark i murosur (ark.) hark pa kalim nëpër të. Hark i përmbysur (ark.) hark i lugët nën tubacionet e ujëravezeza etj. Hark i sheshtë (ark.) muratorë mbidyja anët e një hapësire. Hark i ulët (ark.) hark me qiellzë horizontale, me segmentezgjerohen nga bazat lart. Hark mbështetës (ark.) muraturë e harkuarshpërndan ngarkesën e ngritur mbi të. Hark me tri qendra (ark.) hark i rrumbullakët, i punuar me rrathëkanë tre qendra. Hark rrethi (gjeom.) pjesë e rrethitndarë nga dy rreze. Hark rrethor (ark.) qemer mbi mure rrethorë. Hark saldimi (tek.) hark elektrik i krijuarpikat e shënuara për prerje kur rryma elektrike kalon nga elektrodat nëpër gaz. Hark shkarkimi (ark.) hark për shpërndarjen e ngarkesësshtyllave etj. Hark vezak (ark.) hark me qiellzë vezake.
10. si mb. I përkulur, i lakuar. I ka vetullat hark.
11. si ndajf. Rrotull, rreth, qark. U mblodhën (u vunë) hark.
Sin.: gjysmërreth, qemer, urë, lak, harkim, lakore, lakesë, rreth, rrotull, qark, harkavile.

LAKESË

LAKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vijë e përkulur a diçka e kthyer si lak. Lakesat e rrugës (e lumit), lakesa e urës. Lakesë e madhe. Lakesa e urës. Lakesa e litarit. Bëj një lakesë.
2. mat. Madhësitregon përkuljen e një vije ose të një sipërfaqejekrahasim me drejtëzën ose me rrafshin. Lakesa e vijës. Lakesa e sipërfaqes (e rrafshit).
Sin.: lakore, hark, kthesë, dredhë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.