Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
COPËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur copëtojmë a kur copëtohet diçka, të copëtuarit. Copëtimi i gurit. Copëtimi i mineralit. Copëtimi i një vendi.
2. fig. Ndarje në pjesë e diçkaje. Copëtim fondesh. Copëtim territori. Copëtim i kombit. Copëtim social. Copëtimi i trashëgimisë kulturore.
3. fig. Dhunim. Është i njohur mospranimi prej grekëve të vjetër i copëtimit të trupit njerëzor.
✱Sin.: copëzim, copëlim, thelëmim, thërrmim, grimcim, ndarje, pjesëtim, zbërthim, shpandkim, shprishje, shpartallim, thyerje, shkalafitje, çokanisje, shkapërderdhje, shqyerje, shpërthim, grisje, lakanisje, shkrehje, shembje, lakërim, rraskapitje.
GJAKÓSJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Plagosje e një pjese të trupit sa del gjak; përgjakje. Gjakosja e këmbës. Gjakosje e dhëmbëve.
2. Përlyerje e diçkaje me gjak; njollosje; përgjakje. Gjakosja e këmishës.
3. fig. Përleshje, kacafytje me dikë. Gjakosja e protestuesve.
✱Sin.: përgjakje, njollosje, gjakim, gjakësim, lakanisje, lakërim, përlyerje, përleshje, kacafytje, gjakderdhje.
TORTURÍM,~I m. 1. Ushtrim torture, ushtrim dhune trupore mbi dikë për të arritur një qëllim të caktuar; detyrim i dikujt nëpërmjet dhunës që të flasë, të tregojë të fshehtat, të tregojë shokët a bashkëfajtorët; rrahje në mënyrë çnjerëzore e dikujt, lënie pa gjumë, gjymtim etj. për të marrë pohime, informacione a për të arritur një qëllim të caktuar; sfilitje. Ndalohet torturimi i njerëzve!
2. Mundim i madh, lodhje që i bëhet dikujt, sorollatje pa i mbaruar punë. Torturimi i njerëzve poshtë e përpjetë gjykatave.
✱Sin.: mundim, sfilitje, rraskapitje, lakanisje, vuajtje, sorollatje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë