Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►GJAKÓSEM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me gjak, përgjakem. U gjakosa në këmbë. I është gjakosur plaga. Iu gjakos veshi (faqja).
2. vetv., fig. Përleshem, kacafytem, luftoj ashpër me dikë. U gjakosën keqas.
3. vetv., vet. v. III. Njolloset a përlyhet diçka me gjak, bëhet diçka me gjak, përgjaket. I qe gjakosur këmisha. Edhe flokët ishin gjakosur.
4. pës. e GJAKÓS. Gjakosem nga ferrat.
✱Sin.: përgjakem, gjakësohem, lakanisem, lakërohem, përleshem, kacafytem, njollosem, përlyhem.
►SHIKULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e SHIKULLÓJ. Kali u shikullua me kamxhik. A fshikullohet kafsha gjatë sportit?
✱Sin.: qëllohem, goditem, sharandukem, zhdëpem, dendem, shukem, fshikullohem, kopanisem, çokanisem, lakanisem, shkopitem, stapitem, zbruhem, tutëlohem, zdapem, zdapullohem, zbeqem, zhulatem, shembem, shulohem.
►TORTUR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. U nënshtrohem torturave; më mundojnë, më rrahin e më sfilitin me lloj-lloj mënyrash për të arritur një qëllim. U torturua, po nuk u dorëzua.
2. fig., vetv. Mundohem shumë, lodhem shumë, më sjellin poshtë e përpjetë pa më mbaruar punë, më sorollatin; mundohem shpirtërisht. Vërtet u torturua, por ia doli. U torturua duke pritur në diell. U torturua për gjumë. U torturua nga ëndrrat e këqija.
3. pës. e TORTURÓJ.
✱Sin.: mundohem, rraskapitem, sfilitem, lakanisem, vuaj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë