Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMÉ,~JA f. sh. ~, ~TË kuzh. 1. Lakër e vënë turshi; lakër turshi. Lakër arme. Kade me arme. Lëng armeje. Kacë (tinar, çeberr) me arme. Përgatita sarma me arme.
2. krahin. Kos ose qumësht me kripë me shije të veçantë, që ka kaluar procesin e fermentimit dhe që ruhet në kacek për dimër. Dy kacekë me arme.
♦ M’u bë gjaku *lëng (armeje). Ma bëri gjakun *lëng (armeje) (dikush a diçka).
BÁRR/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Një tok sendesh që i ngarkohen një kafshe ose që i mbart një njeri për t'i çuar nga një vend në një tjetër; ngarkesë, rëndësirë. Barrë e rëndë (e madhe). Kafshë barre. Anët e barrës. Ngarkoj (shkarkoj) barrën. Anon barra. Barra e lehtë ngrihet më kollaj. (fj. u.). Çdo mal e di barrën e vet. (fj. u.). Barra është e lehtë në shpinë të huaj. (fj. u.). I iku barra e vajit, i mbeti mendja te kokrra e ullirit. (fj. u.).
2. Sasia e sendeve që mund të mbajë një kafshë ngarkese; masë peshe rreth njëqind e pesëdhjetë kilogramë. Një barrë dru. Dy barrë drithë. Një barrë mushke (kali, gomari). Ne do të bluajmë dy barrë, / Një për nuse, një për djalë. (folk.). Kali plak ta lë barrën në rrugë. (fj. u.). Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit. (fj. u.). Mos ia ngarko mëzes barrën e pelës. (fj. u.). Kali për barrë, kau për arë. (fj. u.). Mushkës xanxare i vënë barrën më të rëndë. (fj. u.).
3. Një sasi e madhe, një numër shumë i madh, një shumicë. Me një barrë fëmijë. Me një barrë armë. Me një barrë mend. Me një barrë turp. Me një barrë thinja. I kishte me barrë (paratë) i kishte me shumicë. U harxhuan para me barrë.
4. fig. Detyrë e vështirë që i ngarkohet dikujt dhe që do mund për t'u kryer, përgjegjësi e rëndë; diçka që sjell kokëçarje e mundime, peshë e rëndë; ngarkesë. Barrë e rëndë (kryesore, historike). Barra e shtëpisë (e harxhimeve, e punëve...). Barra e luftës. Më bie (më vihet) barra. Ia ngarkoi barrë. Ia shkarkoi (ia hoqi, ia rëndoi, ia lehtësoi) barrën. I bëhet barrë. Mban gjithë barrën. E quan barrë të tepërt. E ka barrë (mbi supe, mbi kurriz). Mori një barrë të madhe.
5. Fëmija në barkun e nënës, pjellë. Është me barrë. U bë (ra, mbeti, u ngjit) me barrë. Ndërpreu barrën. Nxori (hoqi) barrën. I shkoi barra dështoi. Gruaja me barrë-me qefin në krahë. (fj. u.). Gruaja me barrë-me një këmbë në varr. (fj. u.).
6. Gjendja e gruas në periudhën e zhvillimit të fëmijës në barkun e saj; shtatzëni. Barra e parë. Barrë e mbarë. Barrë e shkuar dështim. Grua me barrë. Leja e barrës. Muajt e barrës. Paç barrë të lehtë! (ur.). Del e del e dalç e bardhë, / Sot me barrë e mot me djalë! (folk.).
7. drejt. Detyrim që kufizon të drejtat e pronarit të një pasurie për shkak të të drejtave të një pronari tjetër ose të shoqërisë. Barrë e dukshme. Barrë aktive (pasive). I lirë nga çdo barrë. I vuri barrë. Barrë e provës pesha e dëshmisë a e vërtetimit të diçkaje; detyra për të thënë pohimet e tua për çështjen që gjykohet.
8. vjet. Detyrim; kusht. Me barrë e pa barrë.
9. etnogr. Pajë; vargare, përqi. Barra e nuses.
✱Sin.: detyrë, peshë, ngarkesë, pajë, angari, havale, balast, pjellë, fryt, shtatzëni, shtatzënësi, mbarë, përqi, detyrim, kusht, vargare.
♦ Barra e kohës libr. përgjegjësitë a detyrat që ka marrë përsipër dikush; pesha që mban dikush në një moment historik. Barrë kripe përçm. njeri me të cilin është vështirë të merresh vesh etj., njeri i rëndë e i bezdisshëm; lakër e bujtur shpërf. Barrë e mallkuar etnogr. fëmijë që vdes në bark; barrë e vrarë; i vdekur e i pakallur (në dhe). Me një barrë mend i zgjuar, shumë i mençur; i pjekur e me përvojë; me një barrë mustaqe. Me një barrë mustaqe. 1. I pjekur e me përvojë të madhe; i besës e i zoti, burrë; me një barrë mend. 2. iron. Që ndjek zakonet e vjetra; që ka sedër të madhe si burrat e qëmotshëm. Barrë e vrarë (në bark të nënës) shih barrë e mallkuar etnogr. M’u bë barrë (dikush) m’u rëndua, më mbeti mua ta mbaj a të kujdesem për të; e kam ferrë nëpër këmbë (për qafe) (dikë); më mbeti (më ngeli) në qafë; m’u bë (më ra) bela. E bën mushkën me barrë (dikush) tall. shih e bën priftin (dhespotin, hoxhën) me barrë (dikush). E bën priftin (dhespotin, hoxhën) me barrë (dikush) tall. trillon diçka krejt të paqenë e të pamundshme; merret me thashetheme; e bën kaun me viç; mbars mushkën. E di ku e vret barra (dikush) e di vetë ku i çalon puna, e di ku e ka pikën e dobët; e di ku i pikon çatia. Dridhet (luan) barra (*foshnja, fëmija) në barkun e nënës. Kemi ngrënë një barrë kripë (bashkë) shih kemi ngrënë një furrë bukë (bashkë). Ia hodhi (ia shkarkoi) barrën (dikujt). 1. Ia ngarkoi një tjetri punën që duhej ta bënte vetë; ia la barrën; ia bëri bela; ia bëri angari. 2. Ia hodhi një tjetri fajin e vet. *Kafshë barre (pune) keq. E ka fatin me barrë (dikush) është njeri me fat të mbarë, i ecën në jetë, i vjen çdo e mirë vetë; i bëhet balta flori (dikujt); ka lindur me këmishë. S’ka *kurriz për atë barrë (dikush). Ia la barrën (dikujt) ia la një tjetri punën që duhej ta bënte vetë; ia ngarkoi dikujt; ia hodhi (ia shkarkoi) barrën; ia la gurin në qafë; ia la në dorë. E vë barrën para *samarit (dikush) tall. S’e vlen barra qiranë edhe poh. s’e vlen të harxhosh mundin për një punë, është më i madh mundimi se fitimi; për një fërgesë në Shalës iron.; për një kockë gjer në Poloskë tall.; për një lugë trahan gjer në Turan.
BÚJTUR (i, e)I mb. 1. I ndenjur, i fjetur. Uji i pellgut është i bujtur.
2. Që ka qëndruar ca kohë pasi është gatuar ose pasi është prodhuar dhe që zakonisht ka humbur cilësitë si ushqim (për një gjellë etj.); bajat; që është lënë ca kohë, i ndenjur (për ujin etj.). Bukë e bujtur. Ujë i bujtur.
✱Sin.: i ndenjur, i ndiçëm, i motuar, i përbujtur, i pashije, bajat, i mëllënkshur, cangër.
♦ *Lakër e bujtur shpërf.
BYK,~UI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Kashtë e imët dhe e copëtuar që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj. dhe që përdoret si ushqim për kafshët, për shtroje etj.; bërllok, hulina. Byk gruri (elbi, tërshëre, orizi, liri). Byk i trashë. Dyqind shosha byk për tri kokrra grurë. (fj. u.). Kashtë e kokrra janë tonat, byk e hala janë tuajat! (fj. u.).
2. Pluhur i imët që del nga sharra, nga kalbëzimi i drurit etj. Byk sharre. Byk druri.
3. fig., keq. Njeri a send që nuk ka asnjë vlerë dhe që s’hyn në punë; mbeturinë e padobishme. Është byk nga mendja.
✱Sin.: bërllok, hulina, bëzhdile, lëmishte.
♦ U bë byk. 1. (diçka). U prish krejt, u shkatërrua; u thërrmua; u bë lakër. 2. (dikush). U lodh shumë, u dërrmua, u copëtua. 3. (dikush). U vra shpirtërisht, u dërrmua. U bë *kashtë e byk (diçka) iron. E bëri byk. 1. (diçka). E prishi krejt, e shkatërroi krejt; e thërrmoi; e bëri lakër. 2. (diçka). E zhduku, e harxhoi; e përlau. 3. (dikë) bised. E mundi keq, e dërrmoi fare, e shpartalloi; e bëri hi (e pluhur). E bëri *kashtë e byk (diçka) iron. Byku i kumbarës astr. krahin. shih Udha e Qumështit astr. Nuk ka *halë e byk (diçka). Ndaj bykun nga gruri (nga kokrrat) ndaj a dalloj të pavlefshmen nga e vlefshmja, atë që duhet nga ajo që s’duhet; veçoj të keqen nga e mira; ndaj shapin nga sheqeri. Ta shet lëmin me gjithë byk (dikush) keq. është shumë dinak, është i djallëzuar e hileqar; ka shejtanin në bark; e ka me gisht e me bisht.
►BË/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; filloj të jem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tipare të tjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U bë vendi gropë (breg, rrafsh). U bë qumështi hirrë. U bë dhëndër (nuse). U bë nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U bë brumë. U bë lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U bë flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumë në fytyrë. U bë lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U bë lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U bë gogol (bubë). U bë pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U bë simbol (flamur). U bë shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U bë vegël e dikujt. U bë finjë toka u varfërua. U bë varr për dikë. Iu bë barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu bë qafa palë-palë. M'u bë goja helm (pleh, shkrumb). Iu bë jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersa të mbetet i ngulitur përjetë mbi fytyrë të dheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhim të mbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U bë gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U bë rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u bë misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshë të caktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U bë burrë (plak). M'u bë mjekra. Iu bë djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u bë burrë. U bë gruri për të korrur. Iu bë vajza për martesë (për nuse). U bë kali për shalë. U bë djali për shkollë. U bë demi për zgjedhë. U bë buka për të hedhur në furrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U bë toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftë të bëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U bë dreka (darka). U bë kafeja. U bë shtëpia. Detyra u bë. Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçka në trup etj.; më del, më kthehet në diçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U bë një vrimë e madhe. U bë rrugë (shteg). U bë një vijë. U bë gropë. Iu bë koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu bë fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu bë një gungë (një plagë). Iu bë lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrë të caktuar. U bë një mbledhje. Ndeshja nuk u bë. Sot nuk u bë mësim. U bë dasmë e madhe. U bë konferenca (kongresi). U bë një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u bë. U bë luftë (kasaphanë). - Ç'u bë me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vij në gjendje shpirtërore a shëndetësore të caktuar. U bë i lumtur (i pakënaqur). U bë me inat (me qejf). U bë helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U bë keq u sëmur rëndë. U bë më mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehet në pronë të dikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U bë qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U bë mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U bë shkrimtar (piktor, muzikant). U bë mjek (inxhinier). U bë Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U bë kryetar (drejtor, deputet). U bë dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyj në marrëdhënie a në lidhje me të; pajtohem në mendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U bë aleat. Bëhem me të. U bë kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhënie të mira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U bë me baltë (me pluhur, me bojë). U bë me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohet në familje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U bë me shtëpi. U bë me dru për dimër. U bë me orë (me biçikletë). U bë me nuse (me grua). U bë me djalë (me çupë, me fëmijë). U bë me nip (me mbesë). U bë me prindër (me baba, me nënë). U bë me vëlla (me motër). U bë me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U bë viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U bë ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U bë një jetë e tërë. U bënë ditët. U bë koha për t'u nisur. U bë vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meriton të përfillet. - U bë dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U bë dhe koka e tij! - U bë veza të mësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U bë i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. Më bëhet sikur... Më bëhet në ëndërr. M'u bë si im vëlla. M'u bë fytyra e nënës para syve. M’u bë siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. Më del emri për diçka të keqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U bë me fjalë (me llafe). U bë me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasi të caktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemi së bashku. Bëhemi tetë veta në shtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u bë çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoq të bëhej pak më larg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhet të ngrihem. S'më bëhet të iki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhet të lexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U bë ditë (natë). Bëhet mëngjes. U bë vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U bë thatësirë (lagështi). U bë mjegull. U bë errësirë (dritë). U bë qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimeve të foljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
✱Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
♦ U bëra *akull. M’u bë *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu bë *bajgë (dikujt) bised. U bë *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U bë *baltë (dikush). Iu bë *baltë (dikujt). U bë *barut. M’u bë *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U bë *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U bë *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u bë (më ra) *bela (dikush). Të bëhet ç’të bëhet! le të ndodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njëra të bëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën të hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftë të bëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U bë *bërnut (diçka). U bë *bërsi (dikush a diçka). U bë *bërryl (dikush). U bëra *bic. U bë *bilbil (dikush). U bë *bishë (dikush). U bë *bisht (i dikujt). U bë *bishtajë (diçka/dikush). U bë *blozë (dikush a diçka). U bë *bllok (me dikë) libr. U bë *bojë (dikush). U bë (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U bë *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu bë *brashnjë (dikujt) krahin. U bë *brez (dikush). U bë *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu bë *burg (jeta). Bëhem *burrë. U bë *byk (dikush a diçka). U bë *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U bë *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U bë *cingaridhe (dikush) krahin. U bë cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U bë *cironkë (dikush). *Copë të bëhet! U bë *cung (dikush). U bë *çeço (dikush). U bë *çengel (dikush). M’u bë *çiban (dikush) keq. M’u bë *çimkë (dikush). U bë *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U bë *def (dikush) keq. U bë *dele (dikush). U bëra *derr. M’u bë *derr (dikush a diçka). U bë *det. U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U bë për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U bë për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U bë një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). Më është bërë *dregëz (dikush). U bë *dru (dikush a diçka). U bë *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U bë *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). U bë dhogë (*dërrasë) (dikush). U bë *erë (dikush). U bë *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). Më bëhet *fat (diçka). M’u bë *ferrë (dikush) përb. U bë *feta (dikush a diçka). U bë *fërtele (dikush a diçka). U bë *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U bë *fuçi (dikush). U bë fushë (dikush). U bë *furtunë (dikush). U bë *fyell (dikush). U bë *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U bë *gërmadhë (dikush a diçka). U bë *gisht (dikush). U bë *gogël (dikush). U bë *gogol (dikush a diçka). U bë *gorricë (dikush) bised. M’u bë *gorricë. U bë *grep (dikush). M’u bë *grep (dikush). U bë (një) *grusht (u bë sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U bë *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U bë *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u bë *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U bë (mori) *hamull (dikush). U bë *han (diku). U bë *haram (dikush). M’u bë *harrje (dikush) përb. M’u bë *havale (dikush a diçka). U bë për *hekura (dikush). U bë *hell (dikush). U bë *hije (dikush). Iu bë *hije (dikujt). U bë *hirrë (diçka). U bë *histori (diçka). U bë *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U bë *kaçak (dikush). U bë *kaçamak. U bëra *kaçup. U bë *kala (një vend). U bë *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U bë *karabojë (dikush). U bë *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu bë *këpucë (dikujt). M’u bë këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu bë *kësmet (dikujt) vjet. S’u bë *kiameti! *Kiameti të bëhet! U bë *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u bë *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u bë (më doli) *kripë (diçka). U bë *labot (dikush) krahin. U bë *lakër (diçka a dikush). U bë *laskar (dikush) krahin. U bë *leckë (rreckë) (dikush). Iu bë *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U bë *legjendë (diçka) libr. Iu bë *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U bë *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U bë *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U bë *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U bë litar (*tërkuzë) (diçka). U bë *livadh (dikush). U bë *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U bë *lule (dikush). U bë *lumë (dikush). U bë për *lumë (dikush a diçka). U bë *lundër (dikush). U bë *llucë (dikush). U bë *llum (dikush a diçka). U bë *mashë (e dikujt) keq. M’u bë *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U bë *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu bë *mish (dikujt). M’u bë *molë (dikush). M’u bë *morr (dikush) përb. bised. S’u bë *nami! mospërf. U bë *narden (dikush) keq. U bë *nuse (dikush). M’u bë *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njëra të bëhet! Bëhem *njësh (një). Iu bë *ombrellë (dikujt). Iu bë *opingë (dikujt). U bë *paçavure (dikush). M’u bë (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U bë *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U bë *pazar (diku). U bë *pe (dikush a diçka). U bë *pelte (diçka). U bë *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U bë *petë (diçka a dikush). U bë *përshesh (diçka). U bë *përrallë (diçka a dikush). U bë *përrua (dikush). U bë (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U bë piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U bë *pre (dikush). U bë *pulë (dikush) mospërf. M’u bë *pullë (dikush) përb. Nuk është *punë që bëhet (diçka). U bë *pus. Më bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U bë *qengj (dikush). U bë *qime (dikush). U bë *qiqër (dikush). U bë *qiri (dikush). U bë *qojle (dikush) tall. U bë për (në) *qoshe (dikush). U bë *qull (dikush a diçka). U bë *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U bë *re (dikush). U bë *retra (diçka). M’u bë *retër (dikush). U bë rreckë (*leckë) (dikush). M’u bë *rrëfanë (dikush) përb. M’u bë *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u bë *rrodhe (dikush) përb. U bë *rrogoz (diçka a dikush). U bë *rrugë (udhë) (për diçka). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u bë *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U bë *spec (piper) (dikush). U bë *sterrë (dikush). U bë *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). Më bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). Më bëhet *shkarpë (diçka). U bë *shkop (dikush). U bë për *shkop (dikush). U bë *shoshë (diçka). U bë *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U bë *shuk (dikush). M’u bë *shushunjë (dikush) përb. U bë *tapë (dikush). U bë për *tellall (dikush). U bë *tërkuzë (litar) (diçka). U bë *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U bë *trokë (diçka a dikush). U bë *trung (dikush). U bë *tufan (dikush). U bë *turrë (dikush). U bë *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u bë (diçka). U bë *theror (dikush). U bë *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U bë *thumb (dikush). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *ujë (dikush). U bë *ujk (dikush). M’u bë *ujk (dikush a diçka). U bë *uthull (dikush). U bë *vaj. U bë *vakëf (diku). Bëhet *varr. U bë *vegël (e dikujt). Iu bë *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U bë *veri (dikush). U bë (doli) më *vete (dikush). U bë *vezë (dikush). U bë për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U bë vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U bë *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U bë *xhind (dikush). M’u bë *zorrë (dikush) përb. vulg. U bë *zhele (dikush). U bë *zhur (diçka).
BË/J vep., ~RA, ~RË 1. kal. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sende të tjera, pjesë të ndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër; kund. zhbëj. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr. Qysh në fillim duhet t'i bënim disa gjëra dhe të zhbënim disa të tjera. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç’thuhet. (fj. u.).
2. kal. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. kal. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtari të caktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej; punoj, realizoj. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro (fin.) shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. - Ç'po bën? S'bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëj të pamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. - Ç'bën këtu? - S'ke ç'bën! - Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S'bën gjë pa pyetur. S'bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. - Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t'i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç'thuhet (fj.u.).
4. kal. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëj të ngushtë (të thellë).
5. kal. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje. Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig., kal. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). - Mirë ia bëre! - Ta bën prapa krahëve.
7. kal. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot, ndyj. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. kal. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjë në krah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. - Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. kal. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçka që lidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqem të ndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze (mjek.). I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. kal. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bëri të zezën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). E bëri të lumtur. E bëri me inat (më qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. - Ai ma bëri këtë! - Çfarë i bënë? - Ç'të bën kjo? S'të bën asgjë. - Çfarë po të bëj? - Më bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt) (elektr.).
12. kal. E detyroj ose e nxit dikë të kryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një folje në mënyrën lidhore). E bëri të flasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëj të mendohet (të besojë). E bëj të lexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bën të rritet (të zhvillohet). E bëj të përparojë (të ecë, të ngrihet). E bëj të fluturojë. E bën të dërsijë.
13. bised., kal. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. kal. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën veten të zgjuar. Të bën për budalla. E bëjnë të marrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. kal. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamje të caktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar. E bëj të butë (të fortë). E bëj të lehtë e lehtësoj. E bëj të bardhë (të zi, të verdhë). E bëj të gjatë e zgjat. E bëj të gjerë e zgjeroj. E bëj të shkurtër e shkurtoj. E bëj të madh e zmadhoj. E bëj të vogël e zvogëloj. E bëj të lëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëj të shkathët. E bën qesharak. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostum të bën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë) e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri shesh. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëj të lehtë ia lehtësoj; ia paraqit të lehtë. Ia bëri të mbaruar ia paraqit si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumë të rëndë, ia nxiu jetën. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. Bëje ç'të duash!
16. jokal. Pjell, lind; vet. v. III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. Djali ynë sorkadh shullëri, / Lum nëneja që e bëri! (folk.). Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. S'bëjnë dardhat në shënëndre. (fj. u.).
17. kal., vet. v. III Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal., kryes. v. III Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmë të caktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bën çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. kal. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër.
20. bised., kal. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bën amin (përçm.) pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit.
21. bised., kal. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëj të fala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt.
22. bised., kal. Përgatit duke peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndaj më vete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëri më dysh (më katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftë të kryej një punë, kam mundësi të kryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jam në gjendje të përballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S'bën njëri pa tjetrin. S'bën dot pa syze. - Ti qofsh si bën!
24. zakon. me moh., jokal. Është në gjendje të punojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organe të trupit të njeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirë të kryej një veprim (edhe fig.). S'më bëjnë sytë. S'i bën koka.
25. kal. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numër të caktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëj më këmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullime në minutë. Bën katër rrugë në ditë. Bëjnë udhë lopët, shkon edhe ai. (fj. u.).
26. kal. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj pushimet në plazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muaj në fshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetë të rregullt. S'e ka bërë muajin. - Bëfshi natën e mirë! (ur.).
27. bised., kal. Kryej një detyrë a një punë në një kohë të caktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërë në Universitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. kal. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. v. III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. kal., vet. v. III Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). (gjuh.).
30. kal. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një punë, lidh; vendos së bashku me dikë për të bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S'bëj pazarllëk. E kemi bërë të nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj në një mënyrë të caktuar. Bëj si më thotë zemra. Bëj si më urdhërojnë. Bëj si të duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. - Si t'ia bëjmë? Bën si në shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. - Mirë e bëre! Bën mirë të vish. S'bëri keq që erdhi. - Ç'të bësh! S'ke bërë mirë. - Bëj si të bësh! S'di ç'bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirë të sillesh ashtu! Bën sikur...shtiret, vepron sikur... - Ç'do të bësh me djalin? - Ç'do t'i bësh djalit? si do të veprosh me djalin? - Ç'do të bësh me syzet? - Ç'do t'i bësh syzet? si do të veprosh me syzet? - Si t'ia bëj hallit?
32. fig., kal. Kryej një veprim që zakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S'bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënë të nëntëdhjetenëntat bënë të gjitha të këqijat. Bën numra (bised.).
33. kal. Më përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, më mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. bised., jokal., vet. v. III Kushton, vlen; hyn në punë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. - Sa bën? - Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bën njëqind lekë. S'bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S'bën për të fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S'bënte ai për atë vajzë.
35. jokal., vet. v. III Është mirë, është e lejueshme, lejohet. - A bën të hyj? - A bën ta di? - S'bën kështu! Bën, s'bën... - S'bën ta thuash! - Pse s'bën?
36. jokal., vet. v. III Më nxë, më vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.). Më bëjnë këpucët (rrobat). S'më bën kapela. S'më bën unaza. S'i bën çelësi kësaj brave. S'i bën kapaku. S'i bën tapa. Ky xham s'i bën.
37. vet.v. III Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike ose të mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bën të ftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë në det.
38. kal. Përdoret së bashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalë të tjera dhe formon togje të qëndrueshme që kanë në përgjithësi kuptimin e foljeve me të cilat lidhen pjesët e dyta të këtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet. Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej. Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj. Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivoj. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj. E bëj të njohur (të ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmëse së bashku me një folje tjetër, me kuptimet “nis, zë, filloj, marr të...; përpiqem, matem”. Bëj të ngrihem. Bëj të dal. Bëj të flas. Bëj të marr. Bëj ta kap (ta zë).
✱Sin.: arrij, caktoj, çaj, çel, dal, detyroj, dërgoj, drejtoj, emëroj, fëlliq, filloj, fitoj, formon, gatit, gjej, hartoj, heq, jep, jashtëqit, ka, kaloj, krijoj, kryej, kthej, kurdis, kushton, lejohet, lëshon, lëviz, lidh, lind, lyej, marr, matem, mban, mbaroj, mbush, merrem, mësoj, ndaj, ndërtoj, ndjek, ndot, ndyj, ngre, nis, nxë, nxit, nxjerr, organizoj, pajis, paraqit, parashtroj, përdoret, përfundoj, përgatit, përgjigjem, përlyej, përpiloj, përpiqem, përshkoj, pjell, plotësoj, pranohet, prodhon, punoj, qep, qit, quaj, realizoj, rregulloj, siguroj, sillem, sjell, shitet, shkakton, shkon, shkruaj, shndërroj, shpik, trajtoj, them, udhëtoj, vendos, veproj, vete, vë, vij, vijoj, vlen, vlerësoj, zë, zgjidh, ziej, zhvendosem, zhvilloj.
♦ *Aq më bën! E bëri *akull (dikush). E bëj *alarm (diçka) libr. I bëj *autopsinë (dikujt a diçkaje) libr. Bën *baltë (dikush) tall. S’të bën *baltë (diçka). I bëj *ballë (dikujt a diçkaje). Bëri (dha) *ballë (dikush). Ia bëri *bam (dikush). Nuk ia bën *të bardhë (dikujt). Bën *bark. E bëri *barut (diçka). E bëri (e nxori) *batall (dikë). E bëri (e vuri) *batbat (dikë). Bëj *be. Ia kam bërë *benë (dikujt). Bën *beh (dikush a diçka). E bëj *beh (për diçka). Ia bëj *behun (diçkaje). S’ia bëj *beh (dikujt). Ia bëri *bela (dikujt). Bëj si bëj ia dal mbanë në një farë mënyre, përpiqem dhe arrij diçka me ato mjete a mundësi që kam, ia dal disi; vij rrotull. Bën ç’bën (dhe...) (dikush). 1. Përpiqet sa përpiqet dhe...; merret me diçka sa merret dhe...; vendos më në fund, vepron. 2. Përsërit një veprim herë pas here, një më dy dhe...; sillet nga sillet. Bëj si të bësh rregullohu vetë a bëj sipas kushteve e mundësive që ke, përpiqu t’ia dalësh në krye a ta përballosh diçka si të mundesh. Bërë e pa bërë si të jenë, ashtu siç janë, edhe nëse nuk janë bërë. E bëri *bërllok (dikë a diçka). E bëj *bërnut (diçka). E bëri *bërsi (dikë a diçka). I bën *biografinë (dikujt) keq. Bën *bisht (dikush). I bën *bisht (dikujt a diçkaje). Ia bëri *bletë (dikujt). Ia bëri *bof (dikush). Ta bën *borxh (dikush). E bëj *borzilok krahin. E bëri *brashnjë (dikë) krahin. E bëri (i shpëtoi) në *brekë (dikush) përb. vulg. Bëri *bujë (diçka). E bëri *bujë (diçka). Bëj *bukën. I bëj *buzë (diçkaje). E bëri *byk (diçka a dikë). I bën *cepa (dikujt). E bëri *copë (dikë a diçka). Nuk e ka bërë *çak (dikush). S’bëj *çap (për diçka). Bëj *çare vjet. E bëri *çeçe (dikë a diçka). E bëri *çeço (dikë). E bëri *çerekë (dikë a diçka). Ka shkuar për të bërë *çerepë (dikush) mospër. E bëri (e qiti) *çirak (dikë) vjet. Bëj *çmos. E bëri *çorap (diku a diçka). E bëri çorbë (diçka). Bëj *çudi. E bëj *dalje (diçka) shaka. Bëj *dasmë. E bëri *daulle (dikë) përçm. E bëj *def (dikë). I bëj *derman (dikujt a diçkaje). Bëri *detin (për dikë). E bën (e çon, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E bëri ditë (diku). S’i ka bërë *ditët (dikush), edhe mospërf. I bën *djepin (dikujt). S’më bën *dora. S’më bëjnë *duart (për diçka). Ia bëj me *dorë (dikujt a diçkaje) iron. Bën *dredha (dikush). I bën *dredha (dikujt a diçkaje). Bën *dritë (dikush). E bëj *dritë (diçka). Bëj *durim. E bëri për *dyshek (dikë). E bëri *dhallë (diçka). Bëri *emër (dikush). Bëri *epokë (dikush a diçka) libr. Bën *ferk (dikush). E bëri *feta (dikë a diçka). E bëri *fërtele (dikë a diçka). Bën *figurë (dikush) libr. Na bëri *finjë (dikush) keq. Bëj *fjalë (për dikë a për diçka). I bëj (i çoj) *fjalë (dikujt). E bëri me *fjalë (dikë). E bëj me *fjalë (me dikë). S’bën *fjalë (dikush). S’e bëj për *fjalë (diçka). E bëj *fli (dikë a diçka). Bën (ngre, gjen, zë) *fole (diçka). Ia bëri *fora (dikush). E ka bërë *fshesë (dikë) mospërf. E bëri *fugë (diçka). Bëri *furtunë (dikush). E bëri *fushë (dikë). E bëri *fyt (diçka). E bëri *gajde (dikë). Bëj *gallatë (me dikë). S’bën *gëk (as gëk, as mëk) (dikush). E bëri *gërshet (diçka). I bëri *glasën (diçkaje). Ia bëri *gogël (dikujt). Ma bëri *gogol (dikë a diçka). S’më bën (s’më vete) *goja. Të bëfsha (të hapsha) *gropën! mallk. Ia bëri (i hapi) *gropën (dikujt). Bëri *gurgulenë (dikush) bised. Bëri *gjak (dikush). E bëri *gjak (diçka). S’e bëri *të gjatë (dikush). S’ia bëri *të gjatë (dikujt). S’e bëri *gjatë (dikush). Si bëri e gjeti (dikush) e pësoi, vetë e kish fajin. *Gjen pa bën (dikush) keq. Bëri *gjëmën (dikush). Të bëfsha *gjëmën! mallk. Të bën *gjëmën (dikush). Nuk më bëjnë (nuk më punojnë) *gjunjët. Bën *gjumë (dikush). Bëj *gjyq (me dikë). S’bën *hair (dikush). E bëri *hak (dikush). Bëj *hall. Ia bëri *hallall (dikujt) bised. Të bëfsha (të ndafsha, të ngrënça) *hallvën! Ia bëri *haram (dikujt) vjet. Bëri *hatanë (dikush). I bëj *hatrin (dikujt). E bëri *hi (e pluhur) (diçka). I bëj *hije (dikujt). Nuk i bën *hije (askujt). Mos na bëj *hije! shak. Ia bëri me *hile (dikujt). E bëri *hirrë (diçka). Ia bëri *hyrje (dikujt) shaka. bised. Ia bëj *hyzmetin (diçkaje). E bëri për *ibret (dikë). I bën *iso (i mban ison) (dikujt) keq. I bëj *jehonë (diçkaje). Bëj *jetë. E bëri *kacek (dikë). E bëri *kalldrëm (diku) përçm. Ia bëri *kalldrëm (dikujt) thjesht. *Kam të bëj (me dikë). S’më bëjnë *këllqet. Bën *këmbë (dikush). Ka bërë *këmbë (diçka) iron. Nuk më bëjnë *këmbët. Bëri *kiametin (dikush). Ia bëri *koka (dikujt). I ka bërë *kokën (kryet) (dikujt). Bëj *konak (te dikush a diku) vjet. E bëri (e la) *kopan (dikë) bised. Bëri *krah (diçka) iron. E bëj me *krahë (dikë). S’kam bërë *krushqi (me dikë). I ka bërë kryet (*kokën) (dikujt). Bëri *kthesë (dikush) libr. E bëj *kurban (dikë a diçka). I bën (i jep) *lak (dikujt a diçkaje). E bëri *lakër (diçka a dikë). E bëri *lakror (dikë a diçka). Bën *laradashë (dikush). Bën (shkon) *lart (dikush a diçka). E bëri *leckë (rreckë) (dikë). E bëri *legen (dikë). E bëri *legjendë (diçka) libr. E bëri për *lemzë (dikë). E bëri *lepur (dikë). E bëri *lerë (dikë a diçka). E bëri për *lesë (dikë). E bëri *lesh (diku a diçka). E bëri *lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. E bën *lëmë (dikush). E bëri *lëmë (diçka a diku). Ia bën *lëmë (dikujt). E bëri *lëmsh (diçka). E bëri *lëndinë (diçka). E bëri *lëvere (dikë). E bëri *lëvozhgë (dikë). Bën *ligjin (dikush) keq. E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). E bën *livadh (diçka). Bën *lodra (dikush). Bën *lojë (me dikë). Bën (luan) *lojën (e dikujt). E bëri *lolo (dikë). E bëri *lule (dikë). Bëri *llafe (me dikë). E bënë me *llaf. E bëri *lloç (diçka a dikë). E bëri *llum (diçka a dikë). E bëri *të madhe (bëri të madhen) (dikush). I ka bërë *magji (dikujt). Bën *majë (diçka). Ia bëj me *majë (dikujt). E bëri (e zuri) *mat (dikë) libr. Bëj *mend. E bëj me *mend (për diçka). U bëfsh një *mëhallë! ur. Bën *mu (diçka). I bëj *naftën (diçkaje) vulg. Bën *namin (dikush). Bën *naze (dikush). I bën *naze (diçkaje). I bëj *nder (dikujt). S’e bën (më) *nëna (dikë). Si e ka bërë (e ka lindur) *nëna. E bëri *nuse (dikë). Bën *njërën (dikush). S’e bëj për *osh (dikë). E bëri *paçavure (dikë a diçka). Ma bëri *pajë (dikë a diçka). E bëri *palaço (dikë). E bëri *palë (dikë a diçka). Bëj *pallë. E bëri *pambuk (dikë). Ia bëri *paq (dikujt). Sa *para bën! E bëj *pasqyrë (diçka). E bëj *pastërma (diçka) tall. E bëri *patështinë krahin. (dikë a diçka). Bëj *pazar (me dikë). Ia bëri *pe (dikujt). E bëri *pelte. Më bëri *pellg (dikush a diçka). S’të bën për *pesë (dikush). E bëri *pestil (dikë). E bëri *peshk (dikë) bised. Ma bëri (ma la) *peshqesh (dikë a diçka). E bëri *petë (dikë a diçka). Ka bërë (ka çarë) *përpara (dikush). Bën (shkon) *përpjetë (dikush). S’të bën *përse (dikush). S’ia bën dot *përsipër (diçka). E bëri *përshesh (diçka). E bën *përrallë (diçka). Bëj *pjesë. E bëri *pleh (dikë). Shkoi për të bërë *ponica (dikush) iron. Bën (shkon) *poshtë (dikush a diçka). Ka bërë *prapa (dikush). E bëj *problem (diçka) libr. S’bën *prokopi (dikush). Ia bëri *puc (dikujt) krahin. Bëj *qejf. I bën *qejfin (dikujt). E bën *qorr (dikë) keq. Më bëri *qull (dikush a diçka). I bëj *radhë (dikujt). Sa për të bërë *radhën. E bëri *retra (diçka a dikë). E bëri *rezil (dikë) bised. I ka bërë *rradaken (dikujt). bised. E bëri rreckë (*leckë) (dikë). Ia bëj *rrethin (dikujt a diçkaje). E bëj *rreze (diçka). Bën *rrugë (udhë) (diçka). Ia bëri pa *rrugë (dikujt). Bën (mban) *sehir (dikush) keq. Ia bëri *skëterrë (jetën) (dikujt). Më bëjnë *sytë. Ma bën me *sy. E bëj me *shëndet (diçka). E bëri *shi (diçka). I bëj *shurrën (diçkaje) përçm. vulg. Bëj *timen (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). E bëri *rrugë (udhë) (dikush). E bëri *sallatë (diçka a dikë). I bëj (i jap) *strehë (dikujt). E bëri *sukull (dikë) krahin. Bëri *shamatë (për diçka) vjet. E bëri për *shkalc (dikë). *Shohim e bëjmë. E bëri *shoshë (diçka). E bëri *shportë (diçka). I bën *shteg (dikujt a diçkaje). Ia bëri *shtëllungë (dikujt). Ia bëri *tetën (dikujt) keq. vulg. E bëri *tërkuzë (litar) (diçka). Bëj *toka (me dikë). Bëri *tufan (dikush). E bëri *tul (dikë) tall. Nuk bën *tutje (dikush). E bëri *tym (diçka). Bëj *theror (dikë a diçka). E bëri *thëngjill (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). I bëj (i lëshoj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). E bëri udhë (*rrugë) (dikush). Bëj *udhë. Më bëri *ujë (dikush a diçka). E bëj *ujë (diçka). E bëri *usta (dikë). Bëj *vaj (për dikë a për diçka). Bën *vaki vjet. Më bën *vapë (dikush) shpërf. Ia bëri *vapën (dikujt). Ia bëri (i hapi) *varrin (dikujt). Të bëfsha *varrin! mallk. E ka bërë *vazhdë (diçka). E bëri për *vdekje (dikë). E bëri (e la) *të vdekur (dikë). Bëri *vend (diçka). Ia bëj *verë (diçka). Më bëjnë (më gënjejnë) *veshët. S’e bëj *veten. Më bëri për *vete (dikush). Sikur e ka bërë *vetë (një fëmijë). Ia bëri *vëng (dikujt). E bëri për *vig (dikë). E ka bërë *vijë (diçka). Më bëri *vrer (dikush a diçka). Bën *xixë (dikush). E bëj *xixë (diçka). Më bëri *xurxull (dikush a diçka). E bëj *xham (diçka). E bëri *zap (dikë a diçka). Bëj *zemër. S’më bën *zemra (për diçka). I bëj *zë (dikujt). S’bën *zë (dikush). S’e bëj për *zë (diçka). E bëri *zhele (diçka a dikë). Bën *zhibla (dikush). E bëri *zhubël (dikë). Bëri *zhurmë (dikush a diçka).
DET,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeogr. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar; pjesa më e madhe e rruzullit tokësor, e mbuluar me ujë të kripur. Deti Adriatik. Deti Jon. Deti Mesdhe. Deti i Kuq (i Zi). Det i hapur (i mbyllur). Det i thellë (i cekët). Det i qetë (i trazuar, me dallgë). Det i keq det me dallgë. Sipërfaqja e detit. Bregu (fundi) i detit. Ujë (kripë, rërë) deti. Valët (dallgët) e detit. Kafshë (bimë) deti. Mbi (nën) nivelin e detit. Deti është vaj deti është shumë i qetë. Deti ka dallgë. Çau (kapërceu) detin. Ra (u shtrua, u qetësua) deti. Rreh detet udhëton nëpër dete. Mori detin shkoi diku larg duke udhëtuar nëpër det. Lundron (noton) në det. Derdhet në det. E rreh deti. E zuri deti i vjen për të vjellë kur udhëton në det. E hodhëm në det e përzumë, e detyruam të ikte me det. Në det të hapur larg nga brigjet, thellë në det. Buzë (pranë) detit. Përtej (matanë) detit. Nëpër det. Në tokë e në det. Ka (ka nisur të bëjë) det deti është me dallgë. Ç'bën në det, e gjen në kripë. (fj. u.). Deti s'kalohet me këmbë. (fj. u.). Nuk soset (nuk thahet) deti me lugë. (fj. u.). S'matet deti me pëllëmbë. (fj. u.). Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. (fj. u.). Noti mësohet në det, jo në tokë. (fj. u.). Në det ta hedhësh, me ujë nuk ngopet. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa kafshë të ujërave të kripura ose të bregdetit. Breshkë deti (lat. Chelonioidea) grup zvarranikësh detarë, me shtatë specie të njohura, që jetojnë në oqeane dhe dete tropikale e subtropikale. Dac deti (lat. Scyliorhinus caniculus) një lloj peshkaqeni i vogël, i njohur zakonisht si peshkaqeni mace, me trup të hollë, me njolla të errëta, që ushqehet me organizma të vegjël detarë. Dallëndyshe deti (lat. Exocoetus volitans) një lloj peshku tropikal, i njohur si peshku fluturues, që jeton në ujërat sipërfaqësore të oqeaneve, me aftësi për të rrëshqitur mbi ujë përmes pendëve të zgjatura të kraharorit, duke krijuar përshtypjen se “fluturon”. Kali i detit (lat. Hippocampus) specie detare, që ngjan me një kalë të vogël, me trup të gjatë dhe të mbuluar me pllaka kockore, me bisht të kapshëm, që jeton kryesisht në alga dhe korale. Kandil deti (lat. Cnidaria) kafshë detare që i përket llojit të meduzave, që lëvizin kryesisht me rrymat e ujit, me trup të butë, gjysmë transparent, me një “çadër” ose “kupë” që i jep formë karakteristike, me tentakula që mund të shpojnë dhe të lëshojnë toksinën e tyre. Lopë deti (lat. Odobenus rosmarus) një gjitar i madh detar, që gjendet kryesisht në zonat arktike, me trup të madh, me lëkurë të trashë dhe gëzof të hollë, me dy dhëmbë të gjatë që i dalin nga nofulla e sipërme. Yll deti (lat. Asteroidea). organizëm detar, me trup rrezor, zakonisht me pesë krahë, pa tru, që lëviz me sistemin vaskular ujor, që ka aftësi të rigjenerojë pjesët e humbura të trupit.
3. bot. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të ujërave të kripura ose të bregdetit. Fik deti (lat. Opuntia ficus-indica) një kaktus shumëvjeçar, me gjethe të sheshta dhe të trasha, me fruta të ëmbla, që rritet gjerësisht në zona me klimë të ngrohtë dhe të thatë pranë detit. Lakër deti (lat. Crambe maritima) bimë barishtore, me rrënjë të fortë, me gjethe të trasha, me ngjyrë të gjelbër të errët, shpesh me shije të kripur, me lule me ngjyrë të bardhë ose vjollcë të lehtë, zakonisht të vogla dhe të grumbulluara në kokrra, që rritet kryesisht në rërë ose bregdete shkëmbore. Trëndafil deti (lat. Actinia) disa lloje të anemonave të detit, me pamje të ngjashme me lule trëndafili, zakonisht me petale të buta, me ngjyra të ndritshme si rozë, portokalli, apo të kuqe, që ngjiten në shkëmbinj ose pjesë të ngurta nën ujë, me petale si tentakula, që përdoren për të kapur organizma të vegjël që shërbejnë si ushqim.
4. Pjesë e sipërfaqes së Hënës, që nuk e zënë a e zënë fare pak rrezet e Diellit dhe që duket nga Toka si një njollë e errët. Detet e Hënës.
5. fig. Shumicë njerëzish, sendesh etj.; hapësirë e madhe, e mbuluar a e mbushur me diçka, diçka e pamasë dhe e pafund. Det njerëzish. Det dritash. Det lotësh (gjaku). Një det me grurë (me lule). Në detin e luftës. Në detin e lumturisë.
6. si ndajf. Me shumicë, shumë, pa fund; plot e përplot. U bë gruri det. Rrjedh det. Ishte det ara me misër. Det është pazari.
♦ *Barkë në mes të detit. U bë det. 1. (diku). U mbush plot me ujë, u mbyt nga ujët, u përmbyt; u lag krejt, u bë qull. 2. U mbush plot me diçka. 3. (dikush). Hëngri a piu shumë, u dend, u zhdëp. Bëri detin (për dikë) e qortoi a e shau rëndë, s’i la gjë pa thënë; e poshtëroi, e njollosi; s’i la sy e faqe (dikujt); e bëri leckë (rreckë) (dikë); e bëri për në bythë të qenit (dikë). Bëri një *urë në det (dikush). As në det e as në breg. 1. Në asnjë vend, asgjëkundi. 2. Në një gjendje të paqartë, kur s’di nga t’ia mbash; pa ditur ku je, pezull, në erë; as në qiell e as në tokë (në dhe). U bë deti *kos iron. Kur të bëhet deti *kos iron. I duket deti *kos (dikujt). Në *fund të detit. I futet detit me *hosten (dikush). Të fut në det (në *ujë, në pus, në lumë) e të nxjerr pa u lagur (dikush). I futet detit më *këmbë (dikush). Hyn në det (në *pus, në lumë) e del pa u lagur (dikush). E kalon detin më *këmbë (dikush). Sa ka deti ujë e rërë shumë, në sasi të madhe; sa rëra e detit; sa bari i tokës; sa t’i gërryesh (t’i ngresh) me lopatë. E ka zemrën det (dikush) është shumë bujar, është zemërgjerë; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka zemrën hazine. Kërkoj detin me shkop bëj të gjitha përpjekjet për dikë a për diçka; s’lë vend e mënyrë pa shfrytëzuar për t’ia arritur qëllimit, bëj të pamundurën. *Lumë e det (për lumë e për det). Merr detin (dikush) shkon diku larg (zakonisht duke udhëtuar nëpër det); merr detin në sy; (ikën) nga (ku) sytë këmbët. E mori deti (dikë a diçka) shih e mori lumi (dikë a diçka). Mori detin në sy (dikush). 1. I duket çdo gjë shesh me lule, ka besim, dëshira e shpresa të tepruara, kujton se do të bëj ëgjëra të mëdha; ia hyn një pune të madhe pa u matur mirë. 2. shih mori botën (dheun) në sy (dikush). Nuk ka marrë *kripë në det (dikush) mospërf. E mat detin me *filxhan (dikush). E mat detin me *lugë (dikush). E mat detin me *mastrapa (dikush). E mat detin me *pëllëmbë (dikush). Më ndan një det (i tërë) (nga dikush). 1. Jam shumë larg nga dikush (në hapësirë). 2. Kam mendime ose pikëpamje krejt të ndryshme nga dikush; kam gjendje shoqërore a ekonomike krejt të ndryshme; jam shumë larg tij në diçka. Ngre *kodra mbi det (dikush) iron. Nxjerr *sheqer nga ujët e detit (dikush). *Peshku në det e tigani në zjarr tall. Përzien detin me shkop (dikush) përb. është ngatërrestar i madh, bën hile e gënjen; do vetëm të grindet e të bëjë sherr; përzien e fut në sherr shumë njerëz; bën të pabërën; turbullon edhe rërën e detit; i thotë hurit “dil e mos rri në gardh”. Një *pikë ujë në det (në oqean). U poq (u puq) *qielli me detin. Prashit në det (dikush) mospërf. shih prashit (mih) në ujë (dikush). S’pyet Muçoja për *gjela deti bised. Sa *rëra e detit. Shpëtoi nga *lumi e ra në det (dikush). Turbullon (edhe) *rërën e detit (dikush) keq. E than detin me *lugë (dikush). Sa *ujët e detit. *Ujk deti.
ÉGËR (i, e) mb. 1. Që rron i lirë në kushte natyrore, që nuk është zbutur nga njeriu; kund. i butë. Kafshë e egër. Derr i egër. Kalë i egër. Shpend i egër. Pëllumb i egër. Rosë e egër. Bletë e egër bletë pylli.
2. Që mbin e rritet vetiu në natyrë, që nuk mbillet nga njeriu e nuk rritet nën kujdesin e tij; kund. i butë. Borzilok i egër. Dardhë (mollë, qershi) e egër. Rrush (fik, ftua) i egër. Lakër e egër. Presh i egër. Hudhër e egër. Kulpër e egër. Trëndafil i egër.
3. I paqytetëruar, i vrazhdë e i ashpër (për njerëz e fise); që jeton si në kohët e para të krijimit të shoqërisë njerëzore; parak. Njeri i egër. Fiset e egra. Zakone të egra.
4. Që është tërë male e shkëmbinj, ku nuk ka shkelur a është vështirë të shkelë këmba e njeriut; i pabanuar, i ashpër, i shkretë. Vend i egër. Male (gërxhe) të egra.
5. Që punohet me vështirësi e jep fare pak prodhim (për një vend); kund. i butë. Truall i egër. Toka të egra. Vise të egra.
6. Që është shumë i ftohtë; i ashpër (për motin, për klimën etj.); kund. i butë. Dimër i egër. Mot i egër. Klimë e egër. Stinë e egër.
7. Që është shumë i fortë e i pakëndshëm (për duhanin, uthullën etj.); kund. i butë. Duhan i egër. Uthull e egër. Raki e egër.
8. fig. Që është shumë i vrazhdë e i ashpër ndaj të tjerëve; i rreptë; kund. i butë. Njeri i egër. Zë i egër. Shikim (vështrim) i egër. Fytyrë e egër. Zakone të egra. Ligje të egra. Kanun i egër. Ishte (u bë) i egër.
9. fig. Që nuk mund t’i afrohesh dot, i ashpër e i pazbutur (për një kafshë); kund. i urtë. Kalë (ka) i egër. Mushkë e egër.
10. fig. Që nuk është i shoqërueshëm e i afrueshëm (zakonisht për njerëzit); kund. i afrueshëm. Fëmijë i egër. Është e egër.
11. fig. I përgjakshëm; i pamëshirshëm, çnjerëzor, shtazarak. Luftë e egër. Sulm i egër. Shfrytëzim i egër. Armik i egër. Britma (klithma, ulërima) të egra. Ndjenjë e egër. Dëshirë e egër. Shpifje e egër.
12. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa kafshë e bimë që rrojnë a rriten të lirë në natyrë. Dhi e egër. Mace e egër. Gjel i egër. Duhan i egër. Dushk i egër. Elb i egër. Frashër i egër. Gështenjë e egër. Kafe e egër. Kumbull e egër. Kungull i egër. Li i egër. Mel i egër. Pambuk i egër. Qershi e egër. Tërshërë e egër. Thanë e egër. Zjarri i egër (zjarri i duhanit). Vishnjë e egër.
✱Sin.: egrosh, i paqytetëruar, i pazbutur, i pazbutshëm, i vrazhdë, i ashpër, parak, i pabanuar, i shkretë, i ftohtë, i fortë, i pakëndshëm, i rreptë, mizor, i papërmbajtur, i përgjakshëm, i pamëshirshëm, çnjerëzor, shtazarak, egëran, egërcak, egërsor.
♦ *Bar i egër keq. *Dhi e egër.
FËRTÉLE ndajf. Në shumë copa, copa-copa. Ishte bërë fërtele.
♦ U bë fërtele (dikush a diçka) u bë copë-copë a fije-fije diçka, u gris krejt, u copëtua fare (kryesisht për këpucët a për rrobat); u vra keq dikush, u plagos rëndë, u dërrmua; u bë retra; u bë feta; u bë lakër (diçka); u bë copë (copë e gojë)1; u bë thelë e copë. E bëri fërtele. 1. (dikë a diçka). E griu copa-copa diçka; e copëtoi; e rrahu keq dikë, e dërrmoi, e shqepi; e bëri zhele1 (diçka); e bëri retra; e bëri feta; e bëri pelte; e bëri patështinë krahin.; e bëri lakër. 2. (dikë). E shpartalloi përfundimisht, e shkatërroi krejt; e bëri copë (copë e çikë, copë e thërrime).
GRÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lakër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë