Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lajkatohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HIROHEM

HIR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. (me trajtëshkurtër përemërore) i falem dikujt, i lutem; i lajkatohem dikujt.
2. pës. e HIRÓJ.
Sin.: falem, lutem, lajkatohem, miklohem.

LAJMITEM

LAJMÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Lajkatohem, e marr me të mirë dikë. - Pse po lajmitesh kështu?

LEDHATOHEM

LEDHAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Sillem me naze e me teka, përkëdhelem (kryesisht për fëmijët e vegjël). Ledhatohet shumë.
2. pës. e LEDHATÓJ.
Sin.: përkëdhelem, llastohem, vidulohem, lajkatohem, lazdrohem, lurtohem.

LURTOHEM

LURT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e LURTÓJ.
Sin.: përkëdhelem, ledhatohem, lajkatohem, miklohem, mashtrohem.

LËPIHEM

LËPÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Shkoj gjuhën mbi buzët e mia; lëpij veten. Hante e lëpihej. Macja po lëpihej.
2. vetv., vet. v. III Shkon a rrjedh ngjitur mbi sipërfaqen e diçkaje a anës diçkaje; puthitet pas diçkaje. Flakët lëpiheshin pas oxhakut. Lumi lëpihej pas bregut. Uji lëpihet pas shtambës (kur derdhet nga buzët). Flokët i lëpiheshinkokë.
3. fig., keq., vetv. Krihem e ndreqemmënyrëstërholluar; pispillosem.
4. fig., keq., vetv. I vij rrotull dikujt e i bëj lajka me përulësi; i përulem shumë dikujt për të përfituar diçka a i lutem shumë për të më bërë një të mirë; kam shumë dëshirështiedorë diçka. Nuk i lëpihet askujt. U lëpihej bejlerëve. I lëpihej pasurisë (prikës). S'është nga ata që lëpihen.
5. fig.,keq., vetv. Kam marrëdhënie shumëngushta me dikë; puthem. Është lëpirë me armikun.
6. pës. e LËPIJ.
Sin.: puthitet, krihem, ndreqem, lajkatohem, lëvarem, përulem, lazmohem, lazmitem, varem, puthem, puqem.

PËRKËDHELEM

PËRKËDHÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. I sillem dikujt rreth e rrotull duke iu fërkuar, për t’i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie. Përkëdhelet fëmija. I përkëdhelej t’et pas supit. Mos u përkëdhel ashtu!
2. vetv., vet. v. III I fërkohet dikujt me trup pas këmbëve etj. (për qenin e për kafshëtjera shtëpiake). I përkëdhelej të zotit. I përkëdhelej nëpër këmbë.
3. pës. e PËRKËDHÉL.
Sin.: ledhatohem, dhelem, fërkohem, llastohem, lëmohem, lazdrohem, vidulohem, përgëzohet, lajkatohem, lazmohem, lurtohem, zbunohem, zdatem, lëmesem.

PËRQALLEM

PËRQÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. I afrohem dhe i sillem dikujt rreth e rrotull, duke iu fërkuar me trup për t’i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie. Iu afrua dhe iu përqall si mace.
2. vet. v. III I fërkohet dikujt me trup pas këmbëve etj. (për macen, qenin etj.). Kur të përqallet, të kafshon. Bambi iu përqallëmësshumë.
3. fig. I bëj lajka dikujt, i lëpihem. Mjaft iu përqalle tjetrit!
Sin.: fërkohem, përkëdhelem, joshem, përlëkurem, lëpihem, lajkatohem.

SERVILOSEM

SERVILÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. U përulem e u bëj lajka më të fuqishmëve për t'u hyrëqejf e për të pasur përfitime vetjake. Nuk e ndiejmë nevojën për t’iu servilosur kujt. Herë dridhej e herë servilosej. Ata u servilosen personave me pushtet.
Sin.: lajkatohem, hirohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.