Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lagjin”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LAGJIN

LAGJÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Enë prej baltekuqe, me lëfyt, që përdoret për të mbajtur ujë, për raki, për verë ose për lëngjetjera. Lagjin uji. Një lagjin me raki (me verë). Dy lagjinë me dhallë (me qumësht). Pi me lagjin.
2. Enë balte si tepsi e thellë, që përdoret zakonisht për të përgatitur brumin e bukës. Hedh miellinlagjin.
3. Legen. E laulagjin.
Sin.: ibrik, tepsi, legen.
Qesh *kungulli lagjinë tall.

LAGJIN

LAGJÍN,~E mb. Që ka ngjyrë shumëkuqe, që është në të kuqendezur. U lagjinfytyrë.

LAGJIN

LAGJÍN ndajf. Shumë (me mbiemrin “i kuq”). Ishte lagjin i kuq.

LEGEN

LEGÉN,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Enë e madhe, e rrumbullakët dhe mjaft e thellë prej metali a prej ndonjë lënde tjetër, që shërben për të larë fytyrën, duart e këmbët, për të larë rroba etj. Legen alumini (llamarine, bakri, plastike). Laj duart (fytyrën, këmbët, fëmijët, rrobat) në legen.
2. Pjesa e plugut mbi plorin, e gjerë dhe pak e përkulur, që shërben për të kthyer plisin. Legeni i plugut.
Sin.: lagjin, frikacak, llafazan.
Është bërë legen (dikush) përçm. ka humbur çdo vlerë dhe e tallingjithë; nuk e nderon e nuk e përfillaskush, ngaqë është llafazan, i mërzitshëm, qesharak etj.; u leckë; u qojle tall. E bëri legen (dikë) e shau rëndë në sy të të tjerëve, e turpëroi keq; s’i la fytyrë (dikujt); i mori fytyrën (dikujt); s’i la sy e faqe (dikujt). I bie legenit (dikush) bised. 1. Flet kot, thotë gjepura; flet shumë, grin, po s’ia var njeri; i bie teneqesë; i bie buzukut tall.; rreh ujë në havan; çan dërrasa. 2. shih tund (luan) derën (dikush). Legen i shpuar mospërf. llafazan i madh; njeriflet shumë e s’mban dot asnjëfshehtë; teneqe e shpuar. I vunë (i varën) legenin (dikujt) mospërf. shih i varën (i vunë) teneqenë (dikujt) mospërf.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.