Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAGASHÍJAS ndajf. Luaj lagashijas: luaj ose zhvilloj diçka në një shi të lehtë, lagaterë. Luajmë lagashijas.
SHI,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Reshje atmosferike në formën e pikave të ujit të formuara nga kondensimi i avujve në atmosferë. Shi i dendur (i rrëmbyer, i rëndë, i hollë, i shtruar, i lehtë, i imët). Shi pikëmadh. Shi tropikal. Shirat e dimrit (e pranverës, e vjeshtës). Stina e shirave. Shi vere (behari). Shi me kufi (vende-vende). Shi i përzier me borë. Stuhi shiu. Shi me shtamba (me gjyma, me rrëshekë). Shi i shtruar. Ujë shiu. Pika shiu. Rrebesh shiu. Vesë shiu. Stina e shirave. Mot me shi. Bie shi. Zuri (pushoi) shiu. Ditë shiu. Zhurma e shiut. I lagur nga shiu. Shiu i butë lag të marrë e të urtë. (fj. u.). Gjithkush e do shiun në arë të vet (fj. u.) secili kërkon të tërheqë nga vetja.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme reshjesh. Shi artificial (gjeogr.) ujë që bie nga lart në formë spërklash, që realizohet artificialisht. Shi i kuq (gjeogr.) shi që përmban pjesëza pluhuri të kuq. Shira ciklonike (gjeogr.) reshje që krijohen kur masat e ajrit të ngrohtë dhe të lagësht takohen me masat e ajrit të ftohtë dhe të thatë. Shi meteorësh (astr.) fenomen qiellor në të cilën vihen re një numër meteorësh që duket sikur bien nga një pikë e qiellit. Shi me haz (etnogr.) shi i rrëmbyeshëm, me furtunë e me vetëtimë, që për ta marrë me të mirë që të mos bëjë dëme, nxirret në oborr sofra dhe sita e miellit.
3. fig. Diçka që vjen ose që bie së larti në sasi të madhe. Shi puthjesh. Shi lotësh. Shi fyerjesh.
4. si ndajf. Copë e grimë. Ra gota e u bë shi. Qelqurinat u bënë shi.
✱Sin.: rusgjer, rojsi, mori.
♦ Bën *baltë pa shi (dikush) tall. Bën diellin dhe *shiun (dikush) iron. E bëri shi (diçka) e copëtoi, e thërrmoi; e dërrmoi; e bëri copë (copë e çikë, copë e thërrime). Bën shiun dhe diellin (dikush) iron. bën ç’t’i dojë qejfi, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka pa pyetur njeri; bën edhe të mirën, edhe të keqen; bën diellin dhe shiun. I bie shiu në arë (dikujt) është në gjendje shumë të mirë ekonomike; i shkon puna shumë mirë, i vjen mbarësia vetë, i vjen e mira te dera; i bie shiu në lakra; i bie shiu në prag të derës; i vjen uji në mulli. Bjer shi në arën time! thuhet për njerëz që shohin vetëm interesin e tyre të ngushtë, që mendojnë për vete, duan që e mira të shkojë vetëm tek ata. Derisa të bjerë shi i kuq deri në fund, pa iu ndarë asnjë çast; këmba-këmbës, kudo; çap pas çapi; gjurmë për gjurmë (gjurmë pas gjurme); në gur e në galinë. I bie shiu në lakra (dikujt) i shkon puna shumë mirë, i vjen mbarësia vetë; ka fat të mirë, i vjen e mira te dera. I bie shiu në prag të derës (dikujt) i vjen e mira vetë; çdo gjë i shkon mbarë; i vjen vera te dera; i vjen uji në mulli; i lulon bahçja (edhe) në dimër. *Bobla pas shiut mospërf. *Erë me shi. Iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiu në breshër) (dikush) shpëtoi nga një e keqe, por e gjeti një e keqe tjetër më e madhe; shpëtoi nga lumi e ra në det; prej ujkut ra në gjarpër; iku nga tymi e ra në zjarr. *Kërmij pas shiut mospërf. *Kërpudha pas shiut mospërf. S’e lag shiu (dikë) është i mbrojtur, nuk e gjen gjë, nuk pëson ndonjë të keqe. Të pështyn në *fytyrë e thotë “bie shi” (dikush) përb. *Re pa shi. Shi behari (dikush) shaka. dikush që inatoset a nxehet shpejt, që shpërthen menjëherë nga inati; është barut i thatë shaka.; është gacë me barut; i derdhen arrat menjëherë (dikujt). Shi me breshër diçka e keqe që kalon shpejt e rrëmbyeshëm, por që lë prapa dëme. Shi e diell. 1. Njeri që aty qan e aty qesh; lagaterë. 2. Njeri që e kthen shpejt fjalën, që s’mbahet në një fjalë; lagaterë. Shiu i marrëzisë keq. libr. shthurje e plotë dhe e përgjithshme e dikujt a e një turme, shfrenim i paarsyeshëm e i papërmbajtur, që përfundon me shkatërrime të mëdha. Si shiu pas së vjeli shih si kofini (si koshi) pas së vjeli (pas të vjelave). Nuk e zë as *era e as shiu (dikë).
TÉR/Ë,~A f. 1. Tokë e thatë dhe e palëvizshme e bregut (në kundërvënie me ujin); toka (fushat, pyjet, malet) në përqasje me ujin e detit; stere, terik; kund. lagë. Një e treta është terë, dy të tretat det. Luftoi në det dhe në terë. Në det, në terë e në ajër kudo.
2. Anë e thatë e një cope tjegulle a e një rrase prej guri në lojën lagaterë; kund. lagë. Tera e petës së gurit.
✱Sin.: tokë, stere, terik, kontinent.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë