Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►LLAZHGÍT/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Lagështohet, zbutet.
2. pës. e LLAZHGÍT.
►LËNGËSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më lëshon goja lëng. Vetëm nga përmendja e supës së saj të preferuar, ai filloi të lëngështohej.
2. vetv., vet. v. III 1. Lëngëzohet. Lëngështohet plumbi (kallaji). Lëngështohet gazi.
3. vetv., vet. v. III Mbushet gjithë lëng, i hipën ujthi (për drurët); mbushet me lëng, ujësohet (për pemët etj.). Lëngështohen drurët (pemët). Lëngështohen dardhat (trangujt).
4. pës., vet. v. III e LËNGËSHTOJ.
✱Sin.: lëngësohet, lëngëzohet, lagështohet, ujësohet.
►LËNGËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv.,vet. v. III Kthehet në gjendje të lëngët, bëhet i lëngshëm (për diçka të ngurtë a të gaztë).
2. vetv.,vet. v. III Lëngështohet3. Lëngëzohet molla.
3. vetv.,vet. v. III Thith lagështirë, bëhet i lagësht (për dheun). Lëngëzohet toka (dheu).
4. vetv.,vet. v. III Nxjerr bula të vogla uji, kullon nga pak, qan (për një mur, një shpellë etj.).
5. vetv. Më lëshon lëng (për gojën). Lëngëzohej macja.
6. pës., vet. v. III e LËNGËZOJ.
✱Sin.: tretet, lënget, lëngësohet, lëngështohet, ujësohet, lagështohet, njomet, bulëzohet,
►NJÓM/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Thith lagështi e zbutet; kund. thahet. U njom fara.
2. vetv. Lagem. U njom në shi. U njom nëpër baltë. Iu njomën flokët.
3. pës. e NJÓM. Është njomur bari nga vesa.
✱Sin.: ngjyhet, lagështohet, lagësohet, meket, lëmeket, mekëtohet, lagem, qullem.
♦ M’u njom *luga. Iu njomën *sytë (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë