Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MENEKSHÉ,~JA f. sh. ~, ~TË bot. 1. (lat. Tagetes spp.) Bimë barishtore zbukuruese, me kërcell të degëzuar, me gjethe të ngushta e të gjata dhe me lule tufa-tufa me ngjyrë të verdhë, të kuqërremtë a në kafe, që e ka erën si të vjollcës, shebojë, kumak.
2. krahin. (lat. Cheiranthus cheiri) Vjollcë. Meneksheja e Stambollit (lat. Viola tricolor) manushaqja e egër, surratka e egër.
3. Pjesë e parë e emërtimeve për lloje të ndryshme bimësh: Meneksheja e egër (lat. Teucrium scordium) arrësi hidhës. Menekshe gomari (lat. Vinca major) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcej të zgjatur, me gjethe të buta e të mëdha, me lule ngjyrë blu të vetmuara e me bisht më të shkurtër se gjethet; mëtriku, lafshina.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë