Fjalori

Rezultate në përkufizime për “labe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BORROHITJE

BORROHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur borrohitem; e qarë pa lot, përqurrje.
2. art. Këngë njëzërëshe labe.

DUKATAS
GJALMËZEZË

GJALMËZÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Labelidhte opingat pas këmbëve me gjalmë të zi. Gjalmëzezat e Labërisë.
2. fig. Grua trimelufton krahas burrave; burrëreshë. Djemtë e gjalmëzezave.
Sin.: trime, trimëreshë, e paepur.

ISO

ÍSO,~JA f. 1. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dheshoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë me shumë zëra a një melodi. Iso e fortë (e gjatë, e ngadalshme). Isoja labe (myzeqare). Isoja e burrave (e grave, e të rinjve). Këngë me iso. Iso, more djema, iso! Këndojmë (ia marrim) me iso. Mbaj (bëj) iso me zë (me fyell).
2. Tingëllimë e njëjtë dhe e zgjaturlëshon diçka. Isoja e zileve (e këmborëve).
Sin.: kaba, tingëllimë.
I mban ison (i bën iso) (dikujt) keq. e mbështet dhe e përkrah dikë për çdo gjë, ia pranon a ia miraton mendimet, fjalët etj. për t’i bërë qejfin, i shkon pas qejfit. i mban avazin. i shkon (i vete) pas avazit. njëri ia thotë e tjetri ia pret. i këndon aleluja.

LAB

LAB,~E mb. lidhet me Labërinë ose me labët, që është karakteristik për Labërinë ose për labët; i Labërisë ose i labëve, që është krijuar nga labët. Bari lab. Grua labe. Bukuroshja labe! Vajza labe. Trimëria labe. Këngë (valle) labe. E folmja labe. Veshja labe. Krahina labe.

LABE

LÁB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse nga Labëria ose ajo që e ka prejardhjen nga Labëria. - Labe, motra jonë! - Labe, moj trimëreshë! Labe e vyeshme. Erdhën labet.
Sin.: arbëreshë, labëreshë.

LABËRESHË

LABËRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Banore nga Labëria ose ajo që e ka prejardhjen nga Labëria, labe. Labëreshë e zonja. Labëresha e hodhi një shikim. Labëreshat u dalluan ngagjitha shoqet.

LABËRORE

LABËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Banore vendëse nga Labëria ose ajo që e ka prejardhjen nga Labëria. Ecja e labërores.
2. fig. Ajoflet, vepron ose këndon si labe. Labërorja nisikëndonte.

SHOQËROJ

SHOQËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shkoj me një njeri deri në një vend, e përcjell derivendin ku duhetshkojë për t'i bërë shoqëri, për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuarkryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; përcjell dikë a diçka për ta ruajtur. Po të shoqëroj! Shoqëroj nënën (motrën) deristacion. E shoqëroi deri te pragu i shtëpisë. Shoqëroj një ekspozitë. E shoqëronin disa policë. Bombarduesit i shoqëronin katër gjuajtës.
2. Ndjek, përcjell. E shoqëroj me sy.
3. Bëj diçka në të njëjtën kohë me diçka tjetër a fill pas asaj; pasoj, ndjek pas; bëjnjëjtën gjë si një tjetër; vet. v. III ndodh në të njëjtën kohë me diçka tjetër a fill pas asaj. I shoqëron fjalët me gjeste. Shoqëroj farën me pleh. Shoqëroj mësimin me diapozitiva. Kryengritjen e shoqëroi një varg kryengritjesh të tjera. Shoqëroj fjalët me vepra. Kënga labe na shoqëroi gjatë gjithë rrugës. Shoqëroj me artileri. usht. mbështet këmbësorinë dhe tanket me zjarrin e artilerisë.
4. bujq. Mbjell në po atë tokë një bimë bashkë me një tjetër për të marrë dy prodhime. Shoqëroj misrin me fasule. Kulturatshoqërojnë ullirin hardhia dhe agrumet.
5. muz. Këndoj ose luaj në një vegël muzikoreharmoni me dikëkëndon ose luan në një vegël tjetërnjëjtën këngë a pjesë. Shoqëroj me kitarë. I shoqëroipiano pianistja e re. Shoqëron kompleksi i vajzave (orkestra).
Sin.: shkoj, ndjek, përcjell, pasoj, këndoj, luaj, shkoj, vete.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.