Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lëvrij”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LËVIZ

LËVÍZ vep., ~A, ~UR 1. kal. E shpie diçka a dikë nga vendi ku është në një vend tjetër, zakonisht duke e hequr zvarrë ose duke e shtyrë; e largoj diçka a dikë nga vendi i vet, i ndërroj vendin, e zhvendos; jokal. nuk qëndrojvendin ku jam, por shkoj në një vend tjetër, zhvendosem; nuk qëndroj në një vend por eci; vet. v. III ecën, shkon, rrjedh në një drejtimcaktuar; largohem nga një vend; iki nga një vend për një kohëgjatë a përgjithnjë. Lëviz karriget (tryezat, bankat). E lëvizmajtas (më djathtas, më përpara, më prapa). Lëvizën shumë dhe. Lëviz shpejt (ngadalë). Mezi lëviz nga vendi. Nuk lëviz nga shtrati. Njerëzit lëviznin lart e poshtë. Retë lëviznin drejt veriut. Hëna lëvizte ngadalë. Treni lëvizte me shpejtësi. Uji lëvizte teposhtë. S'ka lëvizur njeri nga fshati. - Të mos lëvizë njeri nga shtëpia! Rrinte pa lëvizur fare.
2. kal. Ndryshon qëndrimin e trupit a të një pjese të tij, nuk e lë në gjendjeqetë; jokal. vet. v. III nuk rrigjendjeqetë, ndryshon qëndrimin a vendin. Lëviz trupin (kokën, krahët, këmbët). Lëviz buzët. Lëviz vetullat (qerpikët). Lëvizte sytë. Duart i lëvizi anash. Qerpikët nuk i lëviznin fare. Këmba nuk i lëvizi më.
3. kal. Rrotulloj, luaj, shkel a shtyp diçka për të vënëpunë motorin ose një mekanizëm tjetër. Lëviz marshin (timonin, çelësin e motorit). Lëviz rrotën e një mekanizmi.
4. kal. Tund lehtë diçka; jokal. vet. v. III bën që të lëkundet ose të valëvitetajër, lëkund; tundet lehtë a valëvitetajër (për gjethet, shaminë etj.). Veriu lëvizte gjethet e pemëve (kallinjtë e grurit). Dikush po lëvizte shaminë (flamurin). - Majat e plepave lëviznin! Era lëvizte lehtë sipërfaqen e ujit.
5. fig., kal. E caktoj dikë me punë a e emëroj me detyrë në një vend tjetër; jokal. ndërroj punë a detyrë, kaloj në një vend tjetër. Lëviz kuadrin. E lëvizën në një detyrë tjetër. Lëvizën disa veta nga puna.
6. fig., jokal. Shkoj përpara, përparoj; vet. v. III zhvillohet diçka. Jeta lëviz përpara. Nuk ka lëvizur nga vendi diçka ka mbetur në atë gjendje a në atë shkallë zhvillimi ku ishte.
7. fig., kal. I shtoj dikujt vrullin për punë ose për të kryer diçka, e nxit, e shtyj për diçka, e vë në lëvizje; jokal. vihemlëvizje, i përvishem një pune a një vepre. Lëviz nxënësit. Njerëzit lëvizin kudo ku punojnë. - Lelëvizin vetë!
8. jokal., vet. v. III Ndryshon, nuk qëndronvend, lëkundet, luhatet. Lëviz tensioni i gjakut. Nuk lëvizin çmimet. Lëviz temperatura. Nuk po lëviz gjendja e të sëmurit.
9. fig., kal. E bëjpaqëndrueshme diçka; i ngjall dikujt mosbesim e pasiguri, e lëkund, e tund; jokal. vet. v. III nuk është i qëndrueshëm, luan; lëkundet. Lëvizën themelet e perandorisë. Nuk e lëviz dot nga e tija. Fjalët nuk e lëvizën fare. Nuk lëviz nga fjala.
10. bised., keq., jokal. Nuk ka qëndrimmirë moral, është e lëvizshme, e luan bishtin (për femrat).
11. bised., jokal. Çmendem, me luan mendja. - Paska lëvizur fare!
Sin.: shpie, çoj, largoj, bëj, heq, jap, shtyj, zhvendos, rrëshqas, zvarrit, lëvrij, eci, vij, shpurdh, rrjedh, dyndem, largoj, iki, rrotulloj, luaj, shkel, shtyp, tund, lëkund, valëvit, valëzon, valon, caktoj, emëroj, ndërroj, kaloj, shkoj, përparoj, mundojpërpiqem, shkund-, bëj, zhvilloj, nxis, shtyj, ndryshon, lëkund-, luhat, shkalloj.
S’lë *gur pa lëvizur (pa luajtur) (dikush). E lëviz (e dredh, e luan) *bishtin (dikush) keq. I lëvizin *burgjitë (dikujt) keq. Lëviz (luan) *gurët (dikush). Nuk i lëviz (nuk i luan, nuk i dridhet) *qepalla (qerpiku) (dikujt). Nuk i lëviz (nuk i dridhet, nuk i luan) *syri (dikujt). Nuk ka lëvizur nga *vendi (diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.