Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lëvozhget”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHVISHEM

ZHVÍSHEM jovep., ZHVÉSH (u), ZHVÉSHUR 1. vetv. Heq nga trupi një rrobë a rrobatkam veshur; mbetem lakuriq; kund. vishem. U zhvesh fare. U zhvesh e u shtri. U zhvesh nga gjithë ato lecka e pecka.
2. vetv., vet. v. III I bien gjethet (një bime); mbetet pa gjelbërim; kund. vishet. U zhveshën pemët.
3. fig., vetv. Hedh poshtë a zhduk një ves, një konceptgabuar, një paragjykim etj., që më pengon për të punuar mirë e për të ecurpërpara etj. U zhvesh nga plogështia. U zhvesh nga veset (nga paragjykimet).
4. vetv., vet. v. III Zhvoshket, rripet (lëkura etj.). I ishin zhveshur duart nga finja.
5. pës. e ZHVESH.
Sin.: zbulohem, lakuriqem, shpërvishem, shpërvilem, crogem, zgaqem, zhvoshket, rripet, qërohet, lëvorohet, lëvozhget, çmbështillet, shkëlfitet.

ZHVOSHKEM

ZHVÓSHK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III I bie lëkura a lëvozhga pjesë-pjesë (për drurët etj.). U zhvoshkën drurët.
2. vetv. hiqet a më bie lëkura petë-petë, më rripet lëkura. Iu zhvoshkën duart (thembrat). - Nga zgjedha kau ishte zhvoshkur ca te qafa.
3. vetv., vet. v. III Hiqet a bie shtresa që e mbulonte. Muri është zhvoshkur vende-vende.
4. pës., vet. v. III e ZHVOSHK.
Sin.: zhvishet, qërohet, lëvorohet, zhaparitet, lëvozhget, shkëlfitet, rripem, shqyhem, gërvishtem.

ÇLËVOZHGOHET

ÇLËVOZHG/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III I hiqet lëvozhga diçkaje; lëvozhget. Çlëvozhgohet fara e pjeshkës çahje.
2. pës. e ÇLËVOZHGÓHET.
Sin.: lëvozhget, zhvishet, zhvoshket.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.