Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËVORÚAR (i, e) mb. 1. Që i është hequr lëkura, që i është qëruar lëvorja; i zhveshur. Dru i lëvoruar. Misër i lëvoruar. Patate të lëvoruara.
2. fig. Që është i lodhur shumë në punë; i munduar shumë, i rraskapitur.
✱Sin.: i lëvorëzuar, i qëruar, i zhvoshkur, i zhveshur, i lodhur, i munduar, i rraskapitur.
LËVORËZÚAR (i, e) mb. I lëvoruar.
ZHVOSHKUR (i, e) mb. 1. Që i është hequr lëvorja (për një dru); që është zhveshur (për një kalli misri); i qëruar. Lastarë të zhvoshkur. Misër i zhvoshkur.
2. Që i është rrjepur lëkura petë-petë, që i ka rënë lëkura vende-vende (për njeriun a për trupin e tij ose për kafshët). Me trup të zhvoshkur. Me qafë të zhvoshkur nga parmenda.
3. Që i ka rënë shtresa me të cilën ishte mbuluar, që i është hequr ajo që e vishte etj.; që ka rënë vende-vende, që është rrjepur. Kornizë e zhvoshkur. Mure të zhvoshkura. Suva e zhvoshkur.
✱Sin.: i zhveshur, i qëruar, i lëvoruar, i zhaparitur, i rrjepur, i gërvishtur, i shkëlfitur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë