Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HIKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Carya) gjini pemësh gjetherënëse, të afërta me arrat, të larta deri 40 m, me trup të drejtë, me dru shumë të fortë dhe elastik, me gjethe të përbëra pendore, me fruta si arra, me lëvozhgë të fortë, me pjesën e brendshme të ngrënshme.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje hikoresh. Hikorja e pekanit (lat. Carya illinoinensis) pemë e madhe gjetherënëse, që rritet 30-40 m, në toka të thella e të lagështa, në luginat e lumenjve, në vende me klimë të ngrohtë, me gjethe të përbëra me fletëza, me frutin si arrë e gjatë, e lëmuar, me lëvozhgë më të hollë se arra e zakonshme; pekani; arra e pekanit. Hikorja e zezë (lat. Carya texana) pemë gjetherënëse, që rritet zakonisht 15-25 m, në toka të thata, shpesh me gurë, që është shumë rezistente ndaj thatësirës, me gjethe me pak fletëza, me trungun me ngjyrë kafe të errët, gati në të zezë, pak të ashpër, me fruta me lëvozhgë relativisht të trashë dhe brenda të fortë; hikorja e Teksasit. Hikorja lëvoretrashë (lat. Carya laciniosa) pemë e madhe gjetherënëse, që arrin deri 40-45 m lartësi, me dru shumë të fortë, elastik dhe rezistent, me lëvore të ndarë në shirita të gjatë, me gjethe me 7-9 fletëza, të mëdha, me kokrra shumë të mëdha, të shijshme, por me lëvozhgë të trashë e me shtresa. Hikorja pushbutë (lat. Carya tomentosa) pemë gjetherënëse, që rritet zakonisht 20-30 m, në kodra të thata e toka të varfra, me lëvore relativisht të sheshtë e të lëmuar, me gjethe me 7-9 fletëza, të mëdha, që kanë push të imët në fazat e hershme, me fruta me kokërr mesatare, por me lëvozhgë shumë të trashë, me shumë pak tul të ngrënshëm brenda.
LËKURËTRÁSHË mb. 1. Që e ka lëkurën të trashë; kund. lëkurëhollë. Kafshë lëkurëtrashë.
2. Që e ka lëvoren a cipën të trashë; kund. lëkurëhollë. Pjepër (fik, patate) lëkurëtrashë.
3. fig. Që nuk ndien shumë kur e qortojnë e nuk shqetësohet fort; që nuk preket lehtë; që nuk e zë turpi lehtë. Njeri lëkurëtrashë.
✱Sin.: zhapëtrashë, lëvoretrashë, lëvozhgëtrashë, cipëtrashë, i paturpërueshëm.
LËVOREHÓLLË mb. 1. Që e ka lëvoren të hollë; kund. lëvoretrashë. Fik lëvorehollë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë