Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAVDËRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është për t’u lavdëruar, që meriton të lavdërohet. Punë (sjellje) e lavdërueshme. Përpjekje (arritje, përparime) të lavdërueshme. Në mënyrë të lavdërueshme.
✱Sin.: i lëvdueshëm, i vlerësueshëm, i lartësueshëm, i lëvduar.
LËVDUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i lëvdueshëm, cilësi ose shkallë e të qenit i denjë për lëvdata. Puna e saj po merr lëvdueshmëri të vazhdueshme. Lëvdueshmëria e punës së tij u pranua edhe nga kritikët më të ashpër.
LËVDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I lavdërueshëm. Punë (sjellje) e lëvdueshme. Qëndrim i lëvdueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë