Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÚND/Ë,~AII f. 1. meteor. Erë e fortë me lagështirë. Bunda e ftohtë e mëngjesit.
2. Të ftohtët që merr njeriu kur jeton e punon në një mjedis me lagështirë; rrufë e keqe.
3. bujq. Sëmundje që u bie disa bimëve kur ka shumë lagështirë; myk i bimës, pajagë. Rrushit i ra bunda nga shirat e shumtë. Bunda i zhurit gjethet e hardhisë.
✱Sin.: rribë, fryjë, ajnik, jugë, motkeqe, veri, furfule, ehull, butër, ftohmë, lëngjyrë, pajagë, prekë, hith, hirës, lagshtë, bastër.
BÚT/ËR,~RI m. 1. veter. (lat. Coryza contagiosa equorum) Sëmundje ngjitëse e kafshëve njëthundrake (kryesisht e mëzave) që shfaqet me pezmatimin e mukozave të hundës ose me qelbëzimin e grykëve. E zë butri. Butër kuajsh.
2. mjek. Rrufë. E ka zënë butri. Jam me butër.
✱Sin.: rrufë, ftohmë, shibë, lëngjyrë.
LËNGÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mjek. Sëmundje e rëndë, që e bën njeriun të vuajë e të lëngojë në shtrat për një kohë të gjatë. Lëngatë e rëndë. - I rëntë një lëngatë! (mallk.).
2. Sëmundje ngjitëse që u bie kafshëve, epidemi; sëmundje që dëmton shumë bimët. Lëngata e dhive. Lëngata e pulave. Lëngata e drithërave (e misrit, e pemëve).
3. fig. Vuajtje e thellë shpirtërore, brengë e madhe. E ka lëngatën përbrenda.
4. mjek. Gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në fusha të ndryshme. Lëngata e hënës (euf.) sëmundja e tokës, epilepsia. Lëngata e thatë tuberkulozi. Lëngata e verdhë verdhëza.
✱Sin.: lëngjyrë, sëmundje, epidemi, dergjë, epilepsi, brengë, vuajtje.
TÍFO,~JA f., mjek., veter. Sëmundje ngjitëse, e cila shkaktohet nga një mikrob që hyn në organizëm me anë të ujit të papastër, të ushqimeve etj. dhe që karakterizohet nga ethe të forta. Tifoja e zorrëve tifo që shkakton plagë në zorrë. Tifoja e morrit tifo që shkaktohet nga pickimi i morrit të kuq dhe që shfaqet me disa njolla të kuqe në trup. Mikrobi i tifos. Vaksina kundër tifos. E zuri tifoja. Iu ngjit tifoja. I sëmurë nga tifoja.
✱Sin.: tifo lëngjyrë, shutër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë