Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZËSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka zë të lartë, i zhurmshëm; që bëhet a që shpallet me zë. Motor i zëshëm. Këngë e zëshme. Tallazi i zëshëm i detit. Votë e zëshme. Komente të zëshme. Kërkesat nuk janë aq të zëshme sa herët e tjera. Përçmimi i zëshëm i kritikave.
2. gjuh. Që nyjëtohet me tendosjen dhe dridhjen e tejzave të zërit (për tingujt); kund. i shurdhët. Tingull i zëshëm. Bashkëtingëllore e zëshme.
3. fig. I fortë, i fuqishëm, i dëgjuar, që e njohin të gjithë, me emër të madh. Njeriu më i zëshëm. Kritik (kundërshtar) i zëshëm. Mbrojtësi (mbështetësi) më i zëshëm i individualitetit. Mëtuesi më i zëshëm i çmimit “Nobel”. Deputeti më i zëshëm. Përse sot është aq i zëshëm, kurse dje e kishte kyçur gojën me nëntë brava?
✱Sin.: i tingullt, i lëngët, lëngëtor, lëngëzor, zanor, i kumbueshëm, akustik, vokal.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë