Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËNGARÁK,~E [LËNGARÁQ,~E] mb. 1. mospërf. Që ndotet shpesh me lëng gjellësh, pemësh etj. Fëmijë lëngarak.
2. përçm. Që ushqehet me mbeturinat e gjellëve të botës, që gjezdis sofër me sofër. Njeri lëngarak.
3. edhe fig. Që ushqehet keq, që ha lëngëtyra; shumë i varfër, fare i këputur.
4. fig. Pa personalitet, që s’ka turp të shkojë derë më derë, t’i ankohet e t’i përlëkuret gjithkujt.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: lëngës, lëngaraq, sahanlëpirës, lugëlëngës, i varfër, i këputur.
LËNGSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është në gjendje të ujshme, që është lëng a që është bërë si lëng, i lëngët. Trup (gaz) i lëngshëm. Lëndë e lëngshme. Në gjendje të lëngshme. Ushqim i lëngshëm. Pleh i lëngshëm.
2. Që ka ujë me tepri ose që nuk është trashur e mpiksur aq sa duhet; i hollë. Brumë i lëngshëm. Gjellë (supë, çorbë) e lëngshme. Kos i lëngshëm. Prevede e lëngshme.
3. Që ka shumë lëng (për pemët). Dardhë e lëngshme. Rrush i lëngshëm.
✱Sin.: i lëngët, i ujësuar, hirraq, tulor, ujqer, i butë, lëngës, i tultë, i ujshëm, i hollë, ujës, i cikshëm.
►LËNGËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Lëngëzohet. Lëngësohet bora (gjalpi, mjalti). I lëngësohet goja.
2. vetv. Zbutet dhe bëhet i qullët, squllet. U lëngësua brumi (pilafi).
3. vetv. Lëngështohet2. Lëngësohen pemët (drurët). Lëngësohen në pranverë.
4. pës. e LËNGËSOJ.
✱Sin.: lëngëzohet, tretet, zbutet, squllet, lëngështohet, ujësohet.
LËNGËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj të rrjedhë lëng, e tret nga gjendja e dendur në të lëngët, lëngëzoj. Vapa e lëngësoi mjaltin.
2. E zbut dhe e bëj të qullët diçka, squll. E lëngësoi brumin. I lëngësoi lëkurët.
3. jokal. Lëngështoj3. Lëngësojnë pemët (drurët). Lëngësojnë në pranverë.
✱Sin.: lëngëzoj, zbus, squll, lëngështoj, ujësoj.
SAHANLËPÍRËS,~E mb., përb. Që rron me japin të tjerët, duke iu servilosur atyre e duke iu bërë lajka verbërisht dhe me përulësi. Politika sahanlëpirëse. Kjo ideologji sahanlëpirëse nuk duhet përkrahur. Kjo është një maratonë e gjatë sahanlëpirëse.
✱Sin.: çanaklëpirës, lugëlëngës, lugës, lugëlëpirës, lëpirës, lëngarak, lëngës, lëngëtyrës, zorraxhi, llaskuç, servil.
SAHANLËPÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT përb. Ai që është sahanlëpirës. Të lumtë ty dhe sahanlëpirësve. Ai nuk e meriton të bëhet pis nga sahanlëpirësit. E quajti sahanlëpirës dhe dështak.
✱Sin.: çanaklëpirës, lugëlëngës, lugës, lugëlëpirës, lëpirës, lëngarak, lëngës, lëngëtyrës, zorraxhi, llaskuç, servil.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë