Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë deri në moshën e pjekurisë, gocë. Çupë e vogël. Çupë e mirë (e zgjuar, e bukur). Çupat e fshatit. Lindi çupë. Qëndisma s’është vetëm punë çupash.
2. Fëmijë vajzë kundrejt prindit të vet, bijë. Martoi çupën. U bë me dy çupa. Shkoi të rrinte te çupa. Dy çupat e saj ishin të bukura.
3. Vajzë që i ka kaluar mosha e s’është martuar. Çupë e mbetur lëneshë. Më ka mbetur çupa në derë.
4. Letër bixhozi me figurën e një mbretëreshe; damë. Çupa maç (spathi). Hidhe çupën. I ra çupa. Ke tri çupa në dorë.
✱Sin.: vajzë, gocë, bijë, vashë, damë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë