Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lëndyrë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LËNDYRË

LËNDÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Yndyrë. *S'i ka mbetur asnjë pikë lëndyrë dikujt është bërë fare i shpëlarë; ka rënë shumë poshtë përparatjerëve, i ka dalë boja.
2.shpëlarat e enëve.

YNDYRË

YNDÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëng veshtullordel kur ziejmë mishin e majmë ose kur shkrijmë dhjamin.
2. Lyrëdel përsipër gjellës me mish a me vaj. Yndyra e gjellës. Yndyra e mishit. Me shumë yndyrë. Pa yndyrë. Ka yndyrë. I marr (i heq) yndyrën.
3. zakon. sh. Dhjami, gjalpi e vajipërdoren si ushqim. Yndyra bimore (shtazore). Prodhimi i yndyrave. I hedh yndyrë gjellës. Skuq me pak yndyrë.
4. zakon. sh. Lëndë organike, të patretshme në ujë, që hyjnëpërbërjen e organizmave (të bimëve, të kafshëve e të njerëzve) dhegjenden me shumicëmishin e kafshëve e të njerëzve, në qumësht, në vaj etj. Përmban yndyra. Djegia e yndyrave.
5. Lyrëdel mbi lëkurë te njerëzit a te kafshët; papastërti e lyrshmeleshin e bagëtive, në flokët e njerëzve, në rrobat etj. Yndyra e lëkurës. Yndyra e flokëve (e leshit). Yndyra e duhanit. (bised.) nikotina e duhanitgrumbullohetpipë. Gjëndrat e yndyrës (anat.) Lëshon yndyrë.
6. bised. Rrëshira e pemëve. Yndyra e dëllinjës.
7. fig., bised. Sjellja e rregullt dhe e mirë, mirësjellja e njeriut; kripa, lezeti i njeriut. Ka yndyrë. Njeri pa yndyrë njeri i shpëlarë, njeri pa kripë.
Sin.: lyrë, dhjamë, gjalpë, vaj, mëlmesë, tëlyen, lëndyrë, rrëshirë, lerë, kripë, lezet, shije, mirësjellje, mirësi.
S’del yndyrë (nga dikush) nuk sjell asnjë lloj përfitimi a asnjë dobi dikush; nuk ka ndonjë vlerë e nuk ka çfarëjapë. Ka yndyrë (dikush) është i lezetshëm e i këndshëm, ka diçka që të tërheq e të pëlqen; ka lezet; kund. s’i ka mbetur yndyrë (dikujt). S’i ka mbetur yndyrë (dikujt) nuk është më i lezetshëm e i këndshëm, nuk ka asgjë që të tërheq, nuk të pëlqen, është bërë fare i shpëlarë; i ka ikur lezeti; kund. ka yndyrë (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.