Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÉHTË ndajf. 1. Jo rëndë, pak, pa peshë të rëndë, me ngarkesë të vogël përsipër; kund. rëndë. E ngarkoi lehtë.
2. Ngadalë, pa rënduar shumë, pa shumë forcë e pa zhurmë; sipër e sipër dhe anës e anës diçkaje, duke prekur vetëm sipërfaqen e diçkaje, pak, jo thellë; sa mezi shihet, sa mezi dëgjohet a mezi ndihet, sa mezi kuptohet; kund. rëndë; thellë. Ecte (lëvizte) lehtë. U mbështet lehtë. Kërcen lehtë. Godas (gjuaj) lehtë. I ra lehtë. E rrahu lehtë. E vrau (e dëmtoi) lehtë. Luan lehtë. sport. Ra (u rrëzua) lehtë. E tundi lehtë. U përplasën lehtë. E krasiti lehtë (hardhinë). E tëharri lehtë (misrin). Buzëqeshte lehtë. I foli lehtë dikujt. Rreh lehtë zemra.
3. Pak; pa rënduar në stomak. Hëngri lehtë. Më ra lehtë në stomak.
4. Me rroba të holla, jo trashë. Vishet lehtë.
5. Me pak mund e lodhje, pa hequr shumë, pa u lodhur shumë, pa vështirësi. E bëri (e punoi) lehtë diçka. E kaloi lehtë. E arriti (e zgjidhi) lehtë. E fitoi lehtë. E lëviz (e rrotullon) lehtë. Gënjehet lehtë. E mësoi lehtë. E ka lehtë.
6. Cekët, përciptas, jo seriozisht, pa gjykuar shumë, jo thellë; kund. thellë. I merr lehtë gjërat. E trajtoi lehtë.
7. Butë, pa e rënduar, jo ashpër; kund. rëndë. I foli lehtë. E qortoi (e kritikoi, e ndëshkoi) lehtë. E ka fyer lehtë.
8. Pa dëmtuar shumë shëndetin e pa rrezikuar jetën e njeriut; në gjendje që kalohet pa shumë vuajtje e që shërohet shpejt; kund. rëndë. U sëmur lehtë. E ka zënë lehtë gripi. Është (e ndien veten) me lehtë.
9. Në një masë të vogël, pa e prekur thellë, pak; kund. rëndë. Ka gabuar lehtë. E dëmtoi lehtë. E ka cenuar lehtë. E preku lehtë.
10. Shpejt, përnjëherë, nga një ngacmim a shqetësim i vogël. I del gjumi lehtë. Tronditet (preket, fyhet) lehtë.
✱Sin.: pak, lehtësisht, lehtas, lehtazi, ëmbël, fshikurazi, dobët, kollaj, ngadalë, lëndimthi, pak, hollë, cekët, përciptas, butë, shpejt, përnjëherë.
♦ Nuk *lidhet lehtë (dikush). E merr lehtë (diçka) nuk e gjykon thellë diçka, e sheh përciptas, jo seriozisht, pa u përqendruar e si me të qeshur; e merr me të qeshur.
NGADÁLË ndajf. 1. Në mënyrë të ngadalshme, me shpejtësi të vogël, pa u nxituar; kund. shpejt. Ecën ngadalë si breshka. Punon ngadalë. E bënë rrugën ngadalë. E kanë marrë punën ngadalë.
2. Me zë të ulët; pa u ndier; pa bërë zhurmë. Flit më ngadalë se flenë të tjerët. U afrua ngadalë.
3. përd. pasth. Përdoret për t’i prerë hovin ose për t’i tërhequr vëmendjen dikujt që ecën, që bën një punë a që flet. Me ngadalë, ju lutem! Merre me ngadalë se ka plot!
✱Sin.: dalëngadalë, ngeshëm, rrëshqanë, imët, butë, shtruar, qetë, ëmbël, këndshëm, lëndimthi, lehtë, zvarrë, shkallë-shkallë, avash, ulët, ultas, ultazi, rryeshëm, rryetas, ngathët.
♦ E heq *këmbëzën ngadalë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë