Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►LËNDËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Materializohet; kund. çlëndëzohet.
2. pës. e LËNDËZOJ.
✱Sin.: materializohet, sendëzohet.
SENDËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap trajtën konkrete të një sendi, të diçkaje që kapet nga shqisat, e kthej nga diçka abstrakte në konkrete; i jap përmbajtje sendore. Sendëzoj një ide. Punëtorët e sendëzuan më së miri projektin. Lajmin nuk e sendëzon me pamje.
✱Sin.: materializoj, lëndëzoj, trupëzoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë