Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRUMBULLÁKËT (i, e) mb. 1. Që ka trajtën e një lëmshi a të një topi; që nuk është i rrafshët. Luanin me gurë të rrumbullakët. Kësulë (qeleshe) e rrumbullakët kësulë (qeleshe) që ka trajtën e një gjysmëlëmshi, që nuk është e shtypur në majë. E bëri të rrumbullakët.
2. Që ka trajtën e një rrethi të plotë a të një unaze; që vjen si hark, që nuk është me kënde. Tryezë e rrumbullakët. Pllakë e rrumbullakët. Vizatoi disa vija të rrumbullakëta. Krimbat e rrumbullakët. zool.
3. fig. Rrumbullak2. Kishte fytyrë të rrumbullakët.
4. I plotë, që llogaritet me dhjetëshe (ose me pesëshe) pa nënndarje të tjera më të vogla ose pa nënndarje të dhjeta e të qindta (për shifrat, datat). Numër i rrumbullakët. Shifra të rrumbullakëta.
✱Sin.: i rrumbullt, rrethor, rrethator, lëmshor, kokërdhak, buçkan.
♦ *Tryezë (tavolinë) e rrumbullakët takim për të diskutuar çështje të caktuara.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë