Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lëmim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIKORROZIV

ANTIKORROZÍV,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. 1. Lëndë kundër korrozionit. Prodhuesi i antikorrozivëve.
2. Mjet për të pastruar korrozionin në një sipërfaqe metalike. Lëmim i sipërfaqeve me antikorrozivë.

AXHUSTIM

AXHUSTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Rregullim, lëmim, përshtatje, përmirësim, saktësim ose kalibrimi i një pajisjeje, një sistemi, një mekanizmi ose një vegle për të arritur funksionimin e duhur ose për të përmbushur një standardcaktuar. Procesi i axhustimit. Kësaj pajisjeje duhet t’i bëhet një axhustim.

FËRRIM

FËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fërrojmë diçkafortë, gërryerja e lehtë e diçkajefortë; kruarje e dhëmbëve për t’u mbushur; lëmim. U mor me fërrimin e metaleve.
2. Bluarje e trashë; thërrmim. E çuan misrin për fërrim.
Sin.: gërryerje, lëmim, bluarje, thërrmim.

HONINGIM
LATIM

LATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi për të gdhendur një dru, një gur, për ta bërë me faqelëmuara. Latimi i drurëve (i trupave). Latimi i gurëve. Arti i latimit.
Sin.: lëmim, zdrugim, zdrukthim, gdhendje, skalitje.

LËMIM
LËPIRJE

LËPÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lëpij diçka. Lëpirja e plagës nga kafsha.
2. Përulje e tepruar për interes; lajkatim.
Sin.: lëmim, krehje, shtrim, pispillosje, mohim.

POLIRIM

POLIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. 1. Veprimi kur poliroj ose kur polirohet një detal.
2. Lëmim.

PËRLËMIM

PËRLËMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përlëmoj ose kur përlëmohet diçka.
2. Lëmim i kujdesshëm. Përlëmimi i kornizave të ikonave.
Sin.: lëmim, përlëpirje, latim.

PËRLËPIRJE

PËRLËPÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përlëpij ose kur përlëpihem. Përlëpirje e dërrasave. Përlëpirja e flokëve.
Sin.: gdhendje, latim, lëmim, lëpirje.

RASHINIM
SFAQIM

SFAQÍM,~I m., tek. Veprimi kur sfaqoj a sfaqohet; lëmim. Sfaqimi duhet bërë me kujdes se munddëmtohet punimi. Ka mësuarbëjë sfaqimin.

SHESHIM

SHESHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shtrirje e rrafshët e një sipërfaqe toke, rrafshim. Sheshimi i dheut. Sheshimi i sipërfaqestokës. Sheshimi i trasesë.
2. Ulje derinivelin e tokës, shembje, rrëzim, shkatërrim. Sheshimi i stoqeve të inerteve. Sheshimi i kodrësmbeturinave.
3. fig. Zbutje a zgjidhje e mosmarrëveshjeve, bërje e paqes me dikë. Sheshimi i grindjeve. Me sheshimin e konfliktit, dolën sërishbashku. Sheshimi i gjakrave. Sheshimi i mosmarrëveshjeve.
4. edhe fig. Rregullimi a vënia e gjëraverend. Sheshimi i dallimeve. Sheshimi i deficitit. (fin.) Sheshimi i kurbës së epidemisë. (mjek.)
Sin.: rrafshim, rrapshim, krahishtim, planim, lëmim, rëzim, barazim, rregullim, pajtim, ujdi, njësim, rrumbullakosje.

SMERILIM

SMERILÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Pastrim a lëmim me smeril; mprehje me smeril. Smerilimi i pllakave. Makina e smerilimit. I bëri smerilimin.
Sin.: mprehje, grihje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.