Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLAST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përkëdhel jashtë masës (sidomos të vegjlit), duke ua hapur shumë syrin e duke i mësuar kështu keq. I llastoj fëmijët. E llastova shumë!
2. Sillem me dikë më mirë nga ç’duhet; i krijoj kushte pune e jetese tepër të mira; e mësoj keq.
✱Sin.: përkëdhel, dhel, lazmoj, zbunoj, lazdroj, urtoj, viduloj, fërkoj, ledhatoj, mikloj, osh, përhosh, lëmes, zdat.
PËRKËDHÉL vep., ~A, ~UR kal. 1. E fërkoj dikë lehtë me dorë, i lëmoj një pjesë të trupit për t’i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie, e ledhatoj. I përkëdheli kokën (flokët, faqet, duart).
2. fig., vet. v. III Prek a çik lehtë diçka, lëmon. Valët përkëdhelin bregun. Era i përkëdhelte fytyrën.
3. fig. I them dikujt fjalë të ëmbla, i shpreh me mënyra të ndryshme dashurinë a dashamirësinë. Përkëdhel fëmijën.
4. fig., keq. E marr dikë me të mirë, duke i plotësuar edhe tekat e trillet, duke mos e qortuar për gabimet që bën etj. E kanë përkëdhelur (tepër). Nuk e ka përkëdhelur jeta.
5. fig. Shpresoj me një kënaqësi të brendshme që të më plotësohet një dëshirë a qëllim. Përkëdhelte një dëshirë (një ëndërr) të fshehtë.
✱Sin.: ledhatoj, dhel, lëmoj, mikloj, fërkoj, përgëzoj, llastoj, gëzoj, lajkatoj, lurtoj, lazdroj, lazmoj, ndrys, urtoj, hiroj, argëtoj, çkalit, zbunoj, viduloj, osh, lalush, zdat, lëmes, nanuris, vesk, përhosh, prek, çik, cek, ëmbëlsoj, shpresoj, përkund.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë