Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Vijë e përkulur si lak, vijë e lakuar. Vizatoj një lakore.
2. Kthesë rruge ose lumi, dredhë, bërryl. Lakore lumi. Rrugë me shumë lakore.
3. Udhë me shumë dredha në një të përpjetë a të tatëpjetë; shulore. Lakorja e Llogorasë.
4. Xhokë leshi për burra, zakonisht në ngjyrë të zezë, e gjatë deri në brez, me mëngë të shkurtra dhe me xhufka përpara. Mbante lakore.
✱Sin.: hark, lëmajë, kthesë, lakinë, gjarpërim, bërryl, shulore, xhokë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë