Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lëkurem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TRETEM

TRÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Shkrin në ujë ose në një lëng tjetër, bëhet i lëngshëm duke u përzier e duke u shkrirë në një lëng (për lëndë zakonishtngurta). Sheqeri (kripa) tretet në ujë. Rëra nuk tretet në ujë. Mos ki frikë nga shiu, se nuk tretesh!
2. vetv., vet. v. III Kthehetgjendjelëngët, kur e ngrohim a kur e nxehim, shkrin. U tret dëbora. Gjalpi u tret. Dhjami tretet shpejt.
3. vetv., vet. v. III Bluhet mirëstomak e hollohet për t’u thithur nga organizmi (për ushqimet). Ushqimetreten lehtë. Mishi i viçit tretet shpejt. Nuk tretet. Mezi tretet.
4. vetv. Prishem; kalbem. U tretdhe.
5. vetv. Dobësohem shumë nga trupi, ligem nga shëndeti, hiqem. Është tretur shumë. Është treturfytyrë. U tret si qiri. Qe tretur e kulluar qe dobësuar shumë. Bagëtia tretet ca në dimër.
6. fig., vetv., vet. v. III Harxhohet shpejt e pa e kuptuar, shkon i gjithë, shkrin. U tret qymyri. U tret pasuria.
7. vetv., vet. v. III Zhduket brenda diçkaje, futet diku a pas diçkaje e nuk dallohet më; humb. Hëna (dielli) u tret pas reve. U treterrësirë (në mjegull, në terr). Dritat treteshinmugëtirë (në largësi).
8. fig., vetv., vet. v. III Largohet, ikën a zhduket. Shqetësimet u tretën si tymi. Iu tret buzëqeshja nga fytyra. M’u tret gjumi.
9. pës. e TRET.
Sin.: shkrin, prishem, kalbem, dobësohem, hiqem, hollohem, hahem, përthahem, terem, tukeqem, drobitem, këputem, leqendisem, ligem, ligështohem, lëkurem, fijohem, labërgohem, mbaroj, mbarohem, humb, largohet, ikën, zhduket.
Iu tret *dhjami (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.