Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CIPËTRÁSHË mb. 1. Që e ka lëkurën ose lëvoren të trashë, lëkurëtrashë. Portokalle cipëtrashë. Rrush cipëtrashë. Mollë (pjeshkë) cipëtrashë.
2. fig. Që nuk është shumë i ndjeshëm, që nuk preket lehtë; që nuk e zë turpi.
✱Sin.: lëkurëtrashë, i pandjeshëm, i paturpshëm.
HIPOPOTÁM,~ I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Hippopotamus amphibius) Kafshë gjitare e egër, barngrënëse, me trup të madh e të rëndë, lëkurëtrashë, pa qime, me kokë katërkëndëshe, me turi të gjerë e gojë të madhe, me këmbë të shkurtra, që rron në viset moçalore, në lumenj dhe liqene. Gjuetia e hipopotamëve.
2. fig., mospërf. Njeri me trup shumë të madh e me fytyrë të shëmtuar, i cili mezi vërtitet.
3. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje hipopotami. Hipopotami xhuxh (lat. Choeropis liberiensis) hipopotam i vogël i pyjeve dhe kënetave, një nga dy llojet ekzistuese në familjen e hipopotamëve.
LËKURËHÓLLË mb. 1. Që e ka lëkurën të hollë; kund. lëkurëtrashë.
2. Që e ka lëvoren a cipën të hollë; kund. lëkurëtrashë. Patate lëkurëhollë. Fik lëkurëhollë.
3. fig. Që është shumë i ndjeshëm ndaj qortimeve; që preket a që turpërohet lehtë.
✱Sin.: cipëhollë, zhapëhollë, lëvozhgëhollë, lëvorehollë, i prekshëm, i turpshëm.
LËKURËTRÁSHË mb. 1. Që e ka lëkurën të trashë; kund. lëkurëhollë. Kafshë lëkurëtrashë.
2. Që e ka lëvoren a cipën të trashë; kund. lëkurëhollë. Pjepër (fik, patate) lëkurëtrashë.
3. fig. Që nuk ndien shumë kur e qortojnë e nuk shqetësohet fort; që nuk preket lehtë; që nuk e zë turpi lehtë. Njeri lëkurëtrashë.
✱Sin.: zhapëtrashë, lëvoretrashë, lëvozhgëtrashë, cipëtrashë, i paturpërueshëm.
LËVORETRÁSHË mb. 1. Që e ka lëvoren të trashë; lëkurëtrashë, cipëtrashë; kund. lëvorehollë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
LËVOZHGËTRÁSHË mb. 1. Që e ka lëvozhgën të trashë; kund. lëvozhgëhollë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: lëkurëtrashë, cipëtrashë.
ZHAPËTRÁSHË mb. Që e ka lëkurën të trashë, lëkurëtrashë, cipëtrashë (për bostanet e pemët); kund. zhapëhollë. Fik zhapëtrashë. Patate zhapëtrashë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë