Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lëkuq”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOJËGJAK

BOJËGJÁK,~E mb. Që ka ngjyrëkuqendezur si të gjakut. Bluzë bojëgjake. Vezullimi bojëgjak i dredhëzave. Moj e mira jelekë bojëgjake, / Vishma veshjen podrimçake. (folk.).
Sin.: i kuq, i kuqërremë, i lëkuq, flakë, brymës, i përsyktë, i rremtë.

BRYMËS

BRÝMËS,~E mb. 1. Që ka ngjyrë gështenjë në të kuqe, në ngjyrëuthullës, i kuqërremë, i mushkëllyer (kryesisht për kuajt). Kalë brymës. Pelë brymëse.
2. si em. m. Sipas kuptimitmbiemrit. Djali i hipi brymësit e sikur fluturoi.
Sin.: i kuqërremë, i mushkëllyer, i përsyktë, i remtë, i lëkuq, i kuq.

LËKUQ

LËKÚQ,~E (i, e) mb. vjen pak si i kuq a në të kuq, i kuqërremë; i kuq. Ka i lëkuq. Tokë e lëkuqe. Gur i lëkuq. Rrezet e lëkuqediellit.
Sin.: i kuqërremë, i kuq.

LËKUQ
LËKUQEM

LËKÚQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Skuqem pak.
2. vet. v. III Merr ngjyrëkuqërreme diçka, përskuqet, kuqëlon. U lëkuqfytyrë. Iu lëkuqën faqet. U lëkuq qielli. U lëkuqën majat e maleve. Ka nisurlëkuqet dushku. Po lëkuqen qershitë.
2. pës. e LËKÚQ.
Sin.: skuqem, përskuqem, kuqëlohem.

SKUQ

SKÚQ vep., ~A, ~UR 1. kal. E ngjyej me të kuqe përsipër ose e bëj me të kuq; i jap një ngjyrëkuqe, e bëjduket i kuq. E skuqi me laps. E ka skuqur shumë. I skuqi dorën (faqen). Dielli skuqi horizontin.
2. edhe fig., kal. E lyej me gjak, derdh gjak dhe e njom përsipër; vet. v. III e lyen përsipër, derdhet, e nëm (për gjakun). E skuqën tokën (truallin) me gjak. I skuqi muret me gjak. Gjaku skuqte pragun (rrugën).
3. kal. Vë në tigan mbi zjarr mishin, qepën, patatet etj. me yndyrë dhe i përziej e i rrotulloj deri sa të marrin një ngjyrëkuqërremtë, fërgoj, tiganis. Skuq patatet (specat, patëllxhanët). Skuq qepën. Skuq mishin. Skuq vezë me gjalpë. I skuqi mirë (shumë, ngadalë). I ka lënë pa skuqur.
4. kal. E nxehzjarr sa të marrë ngjyrëkuqe (kryesisht për metalet). Skuq hekurin. Skuq furrën e nxeh shumë për të pjekur.
5. fig. bised. E bëj ta ndiejë vetenturpëruar, turpëroj, e bëj me turp. E skuqi paragjithëve.
6. fig. bised., kal. E rrah ose e ndëshkoj rëndë; e mund keq në një lojë. E skuqishah. I skuqëm ndeshjen e kaluar.
7. fig. bised., kal. I punoj një rreng ose i jap një mësim që ta mbajë mend, i bëj diçka që t’i djegë. Do ta skuq njëherë që ta mbajë mend për tërë jetën. I skuqën aq shumë, sa nuk do ta harrrojnë këtë ditë.
8. jokal., vet. v. Merr një ngjyrëkuqe, bëhet i kuq; shquanlarg nga ngjyra e kuqe që ka, kuqon. Skuqi qielli. Atje tej skuqte një parullë. Skuqnin flamujt. I skuqin faqet.
Sin.: lëkuq, kuqërris, stërkuq, kuqësoj, përflak, përgjak, përkuq, përskuq.
Ia skuqi *veshët (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.