Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lëkua”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAROJË

BARÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bar i keq, bar i padobishëm; barishte. Bar e barojë. Baroja ujëse (bot.) lëkua.

BELKUA

BELK/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË bot. (lat. Nymphaea alba) Lëkua.

LLAPUSHË

LLAPÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Lëpushë.
2. Lëvorja e kalliritmisrit. Llapushë misri. I hoqi llapushat.
Sin.: lëkua, xhefkë, bazhgare, gëzholle.

LULËZORE

LULËZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Barishte shumëvjeçare e liqeneve dhe e ujëravendenjura, me gjethemëdha e me luleverdha; lëkua.

LËKUA

LËK/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË bot. (lat. Nymphaea alba) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethemëdha e me lulebardha në të verdhëdalin mbi ujë, e cila rritetliqene e në ujërandenjura; lëpushë. Lëkua gjoli. Lule lëkoi.

LËPUSHKË

LËPÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëpushë1,4. Lëpushkë kënete (bot.). Lëpushkat e duhanit.
2. bised. edhe mospërf. Para prej letre. Numëronte lëpushkat. Ia hodhi lëpushkatfytyrë.
3. mospërf. Gazetë a revistë e pavlerë, fletushkë. Lëpushka fashiste.
Sin.: lëkua, dushk, shushël, lëpjetë, kashtup, llapë, lëpushë, gazetë, fletushkë.

LËPUSHË

LËPÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethemëdha, me lulebardha në të verdhë, që rritetliqene, në ujërandenjura etj.; lëkua. Lëpushë gjoli. Lule (fletë) lëpushe.
2. bot. Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethe vezake e me push ngadyja anët, me kërcelllartë deri dy metra, që çel luleverdhatufë.
3. bot. Lloj lëpjete e hidhur me fletëgjata e si të kuqërremerritet nëpër hendeqe e në vende me lagështirë dhe që nuk hahet; lëpjetë kali. Nuk është lëpjetë, po lëpushë.
4. Gjethe e madhetrajtë llape. Lëpushat e duhanit.
5. Lëvorja e kalliritmisrit, llapushë. Lëpushat e misrit. I hoqi lëpushat kallirit.
6. bised. edhe mospërf. Lëpushkë2.
7. arb. Letër e shkruar. Mori një lëpushë nga djali.
Sin.: lëkua, bllore, xhefkë, zhokël, lëpushkë, shushël, lëpjetë, llapë, llapushë, kashtup, lëpushkë.
E zgjati gjuhën si lëpushë (si *lëpjetë) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.