Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lëkitër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KETËR

KÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT zool. (lat. Sciurus vulgaris) Gjitar brejtës mjaft i shkathët, me bisht si të dhelprës, që ngjitet me shpejtësi nëpër drurë a nëpër pemë dhe ushqehet me lende lisi, me arra etj.; lëkitër.

NGATARRICË

NGATARRÍC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Sciurus vulgaris) Lloj ketri më i gjatë se geri, kërcen larg nëpër degë; ketër, lëkitër. Ngatarricë barkbardhë. Kërcen ngatarrica dru më dru. Ngjitet pemëve si ngatarricë. E dredh bishtin si ngatarrica është dredharak.
Sin.: ketër, lëkitër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.