Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BÁRDHEM jovep., ~A (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zbardhet, zbardhohet, lëbardhet, zbërdhulet.
2. pës. e BARDH.
LËBÁRDH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj diçka pak si të bardhë, e zbardh; i hedh një dritë të lehtë a të zbehtë. Bora lëbardhi majat. Dielli lëbardhi malet. Hëna lëbardhte fushat.
2. jokal., vet. v. III Shquhet me ngjyrën e bardhë, duket a bie në sy si diçka e bardhë, zbardhëllon (zakonisht për sende larg nesh). Lëbardh dëbora larg në male. Lulet e mollës kanë zënë të lëbardhin.
3. jokal., vet. v. III Nis të zbardhë nga drita e ditës; nis të agojë, zbardhëllon. Lëbardhi agimi. Po lëbardhte mëngjesi. U ngrit para se të lëbardhte.
✱Sin.: zbardh, zbardhëllon, agon, lëbardhet.
►LËBÁRDH/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zbardhëllon, lëbardh. Lëbardhet dita.
2. pës. e LËBÁRDH.
✱Sin.: zbardh, zbardhëllon, agon.
ZBARDHËLL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Shquhet me ngjyrën e bardhë; duket, bie në sy si diçka e bardhë, zbardhon (zakonisht për sende larg nesh). Zbardhëllon dëbora (pambuku). Zbardhëllojnë malet (çatitë, ndërtesat). I zbardhëllon këmisha (qeleshja). Zbardhëllojnë valët e detit (e liqenit). Zbardhëllon së largu (atje tej).
2. Nis të zbardhë nga drita e ditës; fillon të agojë, zbardh. Zbardhëlloi agimi (drita). Mëngjesi (dita, qielli) po zbardhëllonte. Po zbardhëllon. Posa të zbardhëllojë. Tani sa zbardhëlloi. Ende s'kishte zbardhëlluar. U nis para se të zbardhëllonte. Po nuk zbardhëlloi, mos e ngarko kalin. (fj. u.).
✱Sin.: zbardhon, zbardh, lëbardh, lëbardhet, ndrit, vegon, vezullon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë