Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kuvertë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABORDAZH
BATANIJE

BATANÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mbulesë e hollë prej leshi a prej pambuku, e ngjeshur dhe me push, zakonisht me ngjyra e me zbukurime, që përdoret për t'u mbuluar; kuvertë, jamulli. Batanije leshi (pambuku). Shtroj (hedh) batanijen. Mbulohem (fle) me batanije. Mbështjell me batanije. I hodhi përsipër batanijen.
Sin.: kuvertë, jamulli, plaf, balcë.

BELCË

BÉLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qilim i trashë me thekëgjatashtrohet zakonisht pranë vatrës; plaf, çull. Belcë e bardhë. Thekët e belcës. Shtroj belcën. Mbuloj me belcë.
Sin.: plaf, çull, përkavë, kuvertë, jamulli.

BORD

BORD,~II m. sh. ~E, ~ET 1. det. Buza e faqeve anësoreanijes ose të barkës; secila nga faqet anësoreanijes ose të barkës. Bordi i anijes (i barkës). Bordi i djathtë (i majtë). Bord i lartë. U përplasbord.
2. det. Pjesa e sipërme e anijesështë e sheshtë dhe e pambuluar, kuvertë; anijatërësinë e saj kundrejt mjedisitjashtëm. Bordi i anijes. Libri i bordit regjistri a ditari i anijes. Ngjitem (rri) në bord. Jashtë bordit.
3. tek. Pjesa e brendshme e aeroplanit a e mjetevetjeralundrimit ajror, ose e ndonjë mjeti tjetërmadh për udhëtime etj. Bordi i aeroplanit. Bordi i satelitit (i raketës). Bordi i tankut.

HAMBAR

HAMBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Arkë e madhe prej druri, që shërben për të mbajtur drithë ose miell; kasolle e thurur me thupra a me dërrasa, që shërben për të mbajtur drithë, drithnik. Hambar i madh. Hambari i grurit (i misrit). Hambar i miellit. Fut drithinhambar. Mbush (zbraz) hambarët. E fut në hambar pa e shoshur. Hambar i peshkut vendanije ku mbahen peshqit e zënë.
2. Arkë a depozitë e madhe prej dërrasashshërben për të mbajtur diçka. Hambar qymyri.
3. det. Kthinë a pjesë e anijes nën kuvertë, ku vendosen mallrat, valixhet etj. Hambari i mallrave.
4. fig. Tokëprodhon shumë drithëra. Hambari i vendit.
5. Njësi matëse e peshës, e barabartë me njëqind kilogramë, peshë prej njëqind kilogramësh, kuintal.
6. si mb. Zemërgjerë, bujar; i durueshëm (edhedisa njësi frazeologjike). Zemër hambar. Bark hambar.
7. zool. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshtadisa togje fjalësh. Flutur e hambarëve (lat. Pyralis farinalis) flutur e vogël, vemjet e së cilës ushqehen me të lashtahambarë dhe me mbeturina kashtegrazhde etj. Tenjë e hambarëve (lat. Sitotroga cerealella) vemje e hollëushqehet me drithëhambarë.
Sin.: drithnik, drithanik, grunar, arkë, gaviç, bujar, zemërgjerë, zemërbardhë, xhymert, shpritgjerë, i durueshëm, durimtar, i duruar, durimplotë.
M’u barku hambar shih m’u barku daulle. E bëri barkun hambar (dikush). 1. shih e bëri barkun daulle (dikush). 2. Duroi shumë, u zemërgjerë, nuk i vuri re të këqijat që i bënëtjerët dhe i fali. I ka rënë *miuhambar (dikujt) shak. E futhambar pa e *shoshitur (dikë). Kemi ngrënë një hambar miell (bashkë) shih kemi ngrënë një furrë bukë (bashkë). E ka barkun hambar (dikush). 1. Ha shumë e nuk ngopet kurrë; është hamës i madh; e ka gojën shpellë. 2. Është shumë i durueshëm; është zemërgjerë, nuk vë re të këqiat që i bëjnëtjerët dhe fal shpejt; është shumë bujar; e ka barkungjerë1; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka zemrën hambar. E ka hambarin *dërrasë (dikush). E ka hambarin *plot (dikush). E ka zemrën hambar (dikush) është shumë i durueshëm; është zemërgjerë, nuk vë re të këqiat që i bëjnëtjerët dhe fal shpejt; është shumë bujar; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka barkungjerë1; e ka barkun hambar2. I ushtojnë hambarët (dikujt) s’ka asgjështëpi, s’i ka mbetur gjë për të jetuar; është shumë i varfër; i ushtojnë kadet.

KUVERTË

KUVÉRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mbulesë shtrati a divani; batanije. Kuvertë leshi (pambuku).
2. det. Sheshi i sipërm, i hapur dhe pa mbulesë në një anije; bord. Marinarëtkuvertë! Marinarët dolënkuvertë.
Sin.: mbulesë, batanije, bord.

MBIKUVERTË

MBIKUVÉRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT det. Pjesa e strukturësanijes mbi kuvertë. mbikuvertat e katër nëndetëseve u ngrit flamuri kombëtar.

MBULESË

MBULÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë pëlhurë, mushamaje etj., me të cilën mbulojmë diçkaduam ta mbrojmë nga ndonjë dëmtim, nga lagështia, nga pluhuri etj.; copë, pëlhurë, zakonisht e qëndisur, që shtrohet mbi tryezë a mbi një orendi tjetër. Mbulesë e hollë (e trashë). Mbulesë e bardhë. Mbulesë e pastër. Mbulesë mushamaje (pëlhure, plastmase). Mbulesa e tryezës. Mbulesa e djepit. Mbulesa e topit (e mitralozit). Mbulesa e shtretërve të ngrohtë. I hodhi (i vuri) një mbulesë.
2. Rrobë e trashë (jorgan, batanije etj.), me të cilën mbulohemi kur flemë, mbulojë. Mbulesë e lehtë. Mbulesaleshta (të pambukta). Shtresat e mbulesat. U fut nën mbulesë.
3. Pjesa e sipërmembulon një ndërtesë; çati; faqja e sipërme e çatisë. Mbulesë betoni. Mbulesë xhami. Mbulesa e shtëpisë (e fabrikës, e uzinës). Mbulesë me tjegulla. Pikon mbulesa.
4. Pjesa e sipërme e disa sendeve, që ka sipërfaqegjerë; guall a lëkurë e trashëmbulon e mbron diçka. Mbulesa e kërpudhës. Mbulesa e kërmillit. Mbulesa e trungut. Mbulesa e lules kupa e lulesbashku me kurorën.
5. Letrambështjell kapakun e një libri; çdo gjë që mbështjell a mbulon një send dhe shërben për ta ruajtur nga dëmtimet. Mbulesa e librit. I vuri një mbulesë. U gris mbulesa.
6. Shtresë bore, pluhuri etj., që mbulon sipërfaqen e diçkaje; bimësiambulon një vend. Mbulesë pyjore (bimore). Mbulesë hiri. Mbulesë resh. Mbulesë bari (bimësh, drurësh).
7. Kapakmbulon a mbyll diçka. Mbulesë pusi.
8. fin. Sasia e arit ose e valutësruhet në një bankë për të mbuluar sasinë e kartëmonedhave të vëna në qarkullim; depozitë, rezervë. Mbulesë ari.
9. tekst. Shulësi me dorakun; gomareza me gurin për të rënduar, bashkë me furkat (në vegjë).
10. fig., keq. Diçkashërben për të fshehur fytyrën e vërtetë, për të mbuluar qëllimet e vërteta; maskë. Mbulesë e rreme (politike). Ia hoqi (ia çori) mbulesën ia hoqi maskën.
11. bot. Tërësi bimëshformojnë një shtresë mbrojtëse mbi sipërfaqen e tokës; kurora e gjithë bimëvemadhësive e specievendryshmegjenden në një sipërfaqecaktuartokës.
Sin.: mbulojë, shtrojë, shtresë, napë, kuvertë, strugë, çati, kapak, plaf, cipë, luste, maskë.

MBULORE

MBULÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Sheshi i sipërm i anijes, kuvertë.

PAJACË

PAJÁC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbulesë; kuvertë shtrati. I hodhi (i hoqi) pajacën krevatit.

VELENXË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.