Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kuvendues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KUVENDAR

KUVENDÁR,~E mb. Që di të kuvendojë me urtësi; pjesëmarrës në një kuvend a në një tubim; kuvendues; i muhabetshëm.
Sin.: kuvendor, kuvendues, i muhabetshëm.

KUVENDOR

KUVENDÓR,~E mb. 1. bised. Kuvendar.
2. zyrt. Që lidhet me kuvendin a me parlamentin; që i përket këtij kuvendi, i kuvendit. Sesion (komision) kuvendor.
Sin.: kuvendar, kuvendues.

KUVENDUES

KUVENDÚES,~I m. sh. ~, ~IT bised. Ai që kuvendon me një tjetër a me të tjerë; ai që di të kuvendojë shtruar; bashkëbisedues i urtë. Kuvendues i mirë.
Sin.: bashkëbisedues, muhabetçi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.