Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kuturisur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DALLDISUR

DALLDÍSUR (i, e) mb. 1. Që ka rënëdalldi. Dëgjonte i dalldisur. Qëndroi i dalldisur. U drejtohej turmave të dalldisura prej pune.
2. merr guxim menjëherë e vendos për diçka; që kuturisbëjë një punë a një veprim jo të zakonshëm, i kuturisur. Njeri i dalldisur. I dalldisur, e përfshivakrahë, e putha me zjarr.
Sin.: i hutuar, i shastisur, i trullosur, i habitur, i përhumbur, i turbulluar, i kuturisur.

KUTURISUR

KUTURÍSUR (i, e) mb. vendosbëjë kuturimthi diçka, të flasë kuturu etj.; që vepron me iniciativë e me guxim dhe pa u menduar thellë; që vepron me kuturi. Njeri i kuturisur. Veprime të kuturisura.

KUTURU

KUTURÚ ndajf. 1. Pa e peshuar mirë (diçka); pa e llogaritur mirë etj.; toptan.
2. Pa u menduar thellë; pa të dhënasakta; me hamendje; kuturimthi. Vepronte (ecte) kuturu.
3. Në erë, në tym; kot. Qëllonte kuturu.
4. si mb.është veti a karakteristikë e një njeriukuturisur; veti e një pune që nuk i dihet rezultati; i kotë; i kuturisur. Punë kuturu.
Sin.: kuturimthi, havadan, toptan, qesim, kot, bosh, verbërisht.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.