Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CÉK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Cekëtinë. Cekë lumi. Anë e cekë anekënd, vend e trevë. Gjej (kaloj) cekën. Dal në cekë. Ngeci në cekë. Nxjerr (lundrën) në cekë.
2. Kutizë; arkë e vogël.
3. edhe fig. Pjesa më e mirë e diçkaje, pjesa më e zgjedhur, balli. Ceka e tokës. Ceka e miellit. Ceka e dhenve. Cekë gjelle. Ceka e qumështit ajka.
4. fig. Qëllim, pikësynim. Qit cekën vendos të bëj diçka, ia vë vetes si qëllim të bëj diçka, kam ndër mend të bëj diçka. E qiti cekën plaka për t’u kacafytur me nipin. Të dy dashnorët qesin ceken të dorëzohen pa kushte.
♦ Dal në cekë shih dal në va. Ia gjeti cekën (dikujt) shih ia gjeti shtegun (dikujt). Ngec në cekë (dikush) s’është i zoti, nuk kapërcen dot edhe një vështirësi të vogël. Noton në cekë (dikush) i duket çdo gjë e mundshme, fluturon kot; e ndien veten shumë të sigurt.
KUTÍÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kutizë.
KËLLËF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mbulesë pëlhure e dyfishtë (për jastëkë, dyshekë etj.); faqe e një rrobe. I vuri këllëf të ri jastëkut.
2. Kutizë e vogël prej lëkure, prej celuloidi etj., ku mbahen ose ruhen kartëmonedha, dokumente me vlerë etj.; kuletë. Këllëf syzesh (thike).
3. Mbulesë prej metali, kryesisht prej ari a argjendi, që stomatologu vë sipër një dhëmbi për të mos u prishur. Këllëf dhëmbi.
4. biol., anat. Ind në trajtën e një cipe a membrane mbrojtëse, që mbulon një organ në organizmin e njeriut ose të frymorëve. Këllëfi i veshkës.
✱Sin.: kuletë, portofol.
ZEMËRDRÉDHUR ndajf. Gjithë frikë e shqetësim, me zemër të dredhur. U zgjua zemërdredhur. E lexoi zemërdredhur. Priste (rrinte, dëgjonte) zemërdredhur. Shohin zemërdredhur babain e tyre. Ishte një kutizë e vogël, që ajo e hapi zemërdredhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë