Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kusi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARANI

ARANÍ,~A f. sh. ~, ~ TË Enë bakri, kazan a kusi bakri; kusi e madhe e remtë. Arani gjelle e dasmave. Arani e vogël. Fundi i aranisë. Ziejarani.
Sin.: kazan, kusi.

BAKRAÇE

BAKRÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Poçe a kusi e vogël prej bakri për të zier gjellë ose për të mbajtur ujë; rrethje. Gjellë bakraçe.
Sin.: poçe, kusi, rrethje.

BAKËR

BÁK/ËR,~RI m. 1. kim. Metal me ngjyrëkuqërremepunohet lehtë dheështë përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë (simboli Cu). Bakër i kuq. Bakër i pastër. Bakër i petëzuar. Tel bakri. Enë (tepsi, kusi) bakri. Monedhë bakri. Minierë (mineral) bakri. Industria e bakrit. Shkrirja (derdhja) e bakrit. Pasurimi i bakrit. Lidhje bakri. Ngjyrë bakri. Brez me pllaka bakri.
2. Kripë helmueseformohet prej këtij metalienët e pakallajisura. Lëshon (nxjerr) bakër ena.
3. vet. sh. ~RA, ~RAT Bakëret. Kallajisi bakrat.
4. fig., keq. Diçka që nuk vlen shumë a që nuk e çmojmë si duhet. Para bakër diçka me vlerëpakët ose fare pa vlerë.
U bakër (diçka) u shkretua, u tha krejt; humbi çdo vlerë, nuk jepasgjë. M’u barku (mulla) bakër nuk kam ngrënë gjë, e kam barkun bosh; më ka marrë shumë uria; m’u tha zorra; m’u barku petë; më këndojnë zorrët; më shkoi (më vajti) barku prapa. M’u syri bakër (për diçka) kam kohë që e dua ose e kërkoj diçka; (zakonisht për të ngrëna); digjem nga dëshira për ta pasur diçka; m’u tha syri; m’u hap syri. Ma bëri syrin bakër (dikush) më ka marrë shumë malli për dikë, të cilin ka kohë që s’e kam parë; më këputi malli, pres me padurim që ta shoh; e dua shumë; thau sytë; m’i bëri sytë ujë; ranë sytë (për dikë); kund. nuk më preu barku (për dikë). I doli bakri (dikujt) keq. shih i doli boja (dikujt) keq. iu zbulua fytyra e vërtetë, doli siç është; i doli kallaji; i doli boja. E ka syrin bakër (dikush). 1. Ka vështrimmprehtë e kap çdo gjë, është syhapët. 2. I shkëlqejnë sytë, i ndritin sytë nga gëzimi, nga trimëria etj.; e ka syrin (i ka sytë) xixë. *Para bakri mospërf. Ta shet bakrin për *ar (dikush). Më ka zënë syri bakër (për diçka) shih m’u syri bakër (për diçka).

BAKËRT
BARKASHORE
BRENDA

BRÉNDA ndajf. 1.pjesën ose në anën e brendshme të një sendi, në pjesën ose në anën që nuk duket (edhe si em.); në vendin a në hapësirënpërfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjesën e brendshmediçkaje, në brendësi; në hapësirënkapin kufijtë e një vendi; në një vendmbyllur; kund. jashtë. Brendashishe (në kusi). Brenda në det (në lumë). Brendashtëpi (në dhomë). Brendapyll. Brendaqytet. Brendatokë. Brendatrup (në kokë). Hyri brenda. Mbetën brenda. Është kalbur nga brenda. E nxori nga brenda. Kush i bën varrin shokut bie vetë brenda. (fj. u.). Po nuk e pateligën brenda, s'të vjen nga jashtë. (fj. u.). Kalaja merret nga brenda. (fj. u.).
2. pjesën e brendshmediçkaje, në pjesën që nuk duket, në sipërfaqen e brendshme; kund. jashtë. Lyej (vesh) nga brenda.
3.gjirin e një grupi shoqëror, të një familjeje, të një njësie administrative, të një ndërmarrjeje, të një organizate etj.; kund. jashtë.
4. zemrën e në shpirtin e dikujt, në botën e brendshme, përbrenda. E mbaj brenda nuk e shpreh, nuk e shfaq atë që ndiej.
5. sport. fushën e ekipit vendës; kund. jashtë. Ndeshjen tjetër e kemi brenda.
6. si mb. Që bëhet nga pjesëtarët e kompanisë a të familjes; që është i brendshëm, si i familjes. Punë brenda. Dhëndër brenda.
Sin.: përbrenda, brendapërbrenda, brendazi.
Ra brenda (dikush). 1. E futënburg, u burgos, ra në burg. 2. U ndodhkushtevështira ose në një gjendjekeqe a të rrezikshme që nuk e priste; ra plotësisht në një gabim dhe e pësoi. 3. U dashurua, ra në dashuri; e ka zënë qymyri shaka.; i ka hyrë fitili shaka. Sa për të qenë brenda sa për të qenërregull me diçka, që të mos jemkundërshtim me të; sa për të përmbushur diçka dosido e formalisht. I hyj (i futem) brenda (diçkaje) e kuptoj mirë, e kap thelbin e saj, e marr vesh ashtu si është; njoh thelbin e një çështjeje. Na hyri *dhëndër brenda (dikush) tall. Jam brenda. 1. Nuk vijkundërshtim me një rregull, me një kërkesëpërgjithshme etj., i përmbahem me kujdes ashtu si kërkohet. 2. keq. I përmbahem formalisht diçkaje, përpiqemzbatoj, së pakudukje, një masë, një rregull, një ligj etj. 3. E di mirë diçka, e njoh një çështjebrendi; e bëj si çështje timen. E mori *kalanë (kështjellën) nga brenda (dikush).

BUKATORE

BUKATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Gruajagatuante bukë dhe e çontestan a në arë; magjatore. Ore-ore, magjatore, bukë e mbrume, bukatore. (folk.).
2. Kusi a enë tjetër ku vlohet ujë për të gatuar bukën. Bukatore bakri.
3. Masë uji etj. sa për të gatuar një bukë. Një bukatore tambël.
4. Ndërtesa ku gatuhet e shitet buka. Punonbukatore.

DHJETOKËSH
DOKËRR

DOK/ËRR,~RRAI f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Kockë e madhe e krahëve a e këmbëve me një pjesëdalë te kyçet; copë kocke si grusht. Dokrra e dorës (e këmbës). E goditi (i ra) në dokërr. Kishin mbetur ca dokrrakusi.
2. anat. Fikthi.
3. Diçka e fortë, sa një grusht, e rrumbullakosur ose me nyja. Dokrra rrënjësh. Dokrra buke. Dokrra dheu.
4. Koçan misri a një copë druri e rrumbullakosur me të cilën luajnë doçen; loja e doçes, dokë. I binte dokrrës. Ndiqte dokrrën. Luanin dokërr.
5. vet. sh., bised. Fjalë boshe, fjalëkota, gjepura, pallavra. Dokrra bajate. Flet (thotë) dokrra. - Ç’janë këto dokrra!? - Lëri dokrrat! Kur dëgjon dokrra, mbyll veshët; kur sheh njerëz lakuriq mbyll, sytë. (fj. u.). Burri me dokrra e mali me fjalë, s’tunden. (fj. u.).
dolën sytë dokërr. 1. Më kërcyen sytë përjashta, zgurdullova sytë (nga zori, nga frika, nga habia etj.). 2. U tmerrova jashtë mase. Dokrra në hi fjalëkota, edhe vetë ai që flet nuk di se ç’thotë, gjepura. Çan dokrra (dërrasa, kopalla) flas kot; them gjepura; merrem me punë boshe.

DUMALAGE

DUMALÁG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET krahin. Kusi e vogël, që zakonisht e mbartin gratëkokë.

HAJKOMË

HAJKÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Enë e metaltë, e rrumbullakët, e thellë dhe pa kapak, që vihetzjarr për të zier gjellë, për të ngrohur ujë; kusi.
Sin.: rrethje, kusi, kushane, kaname, bakraç.

HALKOMË

HALKÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Enë e rrumbullakët dhe e thellë me fundsheshtë prej bakri, me dorezë si të kovës që përdoret për ngrohur ujë a për të zier gjellë etj., kusi bakri. Ngroh ujinhalkomë. Ziej diçkahalkomë.
2. Pajisje e vogël me kazan avulli, me furra dhe me gypashërben posaçërisht për ngrohje uji etj., kaldajë e vogël bakri; ngrohtore. Halkomë elektrike.
Sin.: kusi, ngrohtore, kaldajë.

KALLAJISUR

KALLAJÍSUR (i, e) mb. 1.është kallajisur (për një enë zakonisht prej bakri). Enë (kusi) e kallajisur.
2. bised. I fëlliqur a i përlyer me baltë etj. Me fytyrë (me kostum) të kallajisur. Fëmijë me rroba të kallajisura.
3. fig., bised. iron., tall. është bërë formalisht, sa për sy e faqe dhe për të mashtruar dikë; që është rregulluar disi vetëmpamjejashtme; që është kryer përgjysmë (për një punë, shërbim etj.); i papërfunduar plotësisht. Punë e kallajisur. Llafe të kallajisura fjalë mashtruese; premtimebukura dhe kote.
Sin.: i fëlliqur, i përlyer.

KAMASTËR

KAMÁST/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Vargor, vargua ku varet një enë a një kusi për të zier ujë ose gjellëvatrën e zjarrit. Vari kusinëkamastër.
Sin.: vargor, vargua.

KAZAN

KAZÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kusi e madhe zakonisht prej bakri, që shërben kryesisht për të zier rroba, për të bërë gjellë me shumicë etj. Gjellë kazani, si në ushtri. Kazan rakie enë e tillë dhe e mbyllurtrajtë çibuku për të zier raki; lambik. Pikon rakia nga kazani.
2. tek. Depozitë e madhe dhe e mbyllur, si pjesë e një kaldaje, ku prodhohet avull uji ose përpunohet diçkatemperaturëlartë. Kazani i kaldajës (i lokomotivës, i distilimit).
3. fig., mospërf. Vend ku zhvillohen diskutime a debatezjarrta për çështje pa shumë vlerë; vendburim trillimesh, shpifjesh etj. Zien (vlon) kazani nëpër kafenera.
*Balli i kazanit (ballë kazani). *Fundi i kazanit. *Gryka e kazanit. Zien kazani. 1. Flasin njerëzit shumë e vazhdimisht për dikë a për diçka; flitet gjithandej e papushuar; përflitet. 2. Zhvillohet një veprimtari e ethshme, përgatitetndodhë diçka e madhe, një rrëmujë a një shpërthim forcash, është mbarsur e pritetshpërthejë. Zienkazan (dikush) flet me vete a është shumë i shqetësuar, për shkak se ka diçka që e mundon, por nuk e thotë hapur; vuan shumë përbrenda, mezi e mban veten; zien (vlon) përbrenda. Ziejnë në një kazan janëgjithë njëlloj, nuk kanë ndonjë dallim nga njëri-tjetri; janë si njëri edhe tjetri, sikur janë gatuar në të njëjtën enë; janë të një çanaku keq. E zien kazanin me një qiri (dikush). 1. Është i zoti a i zgjuar, me pak mundim arrin shumë; ia del me çdo mjet e në çdo rrethanë. 2. iron. Përpiqetkotbëjë diçkapamundur; nuk i bën mirë llogaritë për një punëvështirë dhe kujton se e bën fare lehtë.

KAÇAMAK

KAÇAMÁK,~U m. 1. gjell. Lloj brumi a gjelle e thjeshtëpërgatitet me miell misri, pastaj zihetkusi dhe piqet para se të hahet; mëmëligë; përvëlak. Bëra (hëngra) kaçamak.
2. fig., bised. Diçka e ngatërruar a e përzier; ngatërresë a rrëmujë e madhe, që s’ia gjen dot fillin. Kaçamak mendimesh (idesh).
Sin.: mëmëligë, përvëlak.
U kaçamak (një punë etj.) u ngatërrua a u kompleksua shumë, u ndërlikuatepër; s’ia gjen dot fillin (diçkaje).

KUSI

KUSÍ,~A f. sh. ~, ~Enë e madhe metalike e thellë dhe e rrumbullakët, zakonisht prej bakri, me një dorezëharkuar si atë të kovës dhe pa kapak, që përdoret për të mbartur ujë, për të zier rroba etj. Kusi e vogël. Vuri kusinë me ujë në zjarr.
Sin.: bakraç, rrethje, poçe.
jep kusinë e të merr shtëpinë (dikush) keq. shihjep një thelë e të merr (të rrëmben) një pelë (dikush) keq. E ka kusinë *shpuar (dikush). Kusia mbi prush e thëllëzafushë tall. shih peshku në det e tiganizjarr tall. *Lepuri në mal e kusiazjarr tall. Mbush kusinë dhe e derdh (dikush) bën diçkadobishme, por pastaj e prish, e çon gjithçka dëm; shkund me duar e shtyp me këmbë. I pikin (vetë) gështenjatkusi (dikujt). Shan *tenxherja kusinë iron. Shikoji *turinë dhe veri kusinë (dikujt) përçm.

LARË

LÁRË (i, e) mb. 1.është pastruar me ujë, me ujë e me sapun a me diçka tjetër duke u fërkuar; që është futur në ujë a në një lëng tjetër dhe është fërkuar për t’iu hequr pluhuri, balta, njollat etj., që i janë hequr papastërtitë me ujë a me diçka tjetër; kund. palarë (i, e). Me duarlara. Me fytyrëlarë. Rroba (çorape) të lara. Shami e larë. Lesh i larë. Me dhëmbëlarë. Enë (pjata) të lara. Xham i larë. Dysheme e larë. Kripë e larë.
2. është përpunuar me lëndë kimike për t’u bërë i pandjeshëm ndaj dritës dhe për t’u bërë e dukshme ajoështë fotografuar. Film i larë.
3. është veshur me lëngun e një metaliçmuar, zakonisht me ujë floriri; i praruar; që është lyer me bojë a me një lëndë tjetërshndritshme. Armëlara. Shpatë (kordhë) e larë. Filxhan i larë.
4. Që i është hequr ndryshku duke e fërkuar, që është fshirë e pastruar sa shkëlqen, i shkëlqyer; i kallajisur. Thikë e larë. Tepsi (kusi) e larë.
5. bised. Që i janë hequr gjërat e huaja e të panevojshme, të cilat e prishin a e dëmtojnë (për barishtet, dheun, baltën, papastërtitë e mbledhura, kashtën, gëzhutat etj.); i gërryer, i pastruar, i qëruar. Hendek (pus) i larë. Tokë e larë (nga shiu).
6. bised. është bërë i sheshtë e i lëmuar duke u gdhendur a duke u zdrukthuar, i qëruar. Dërrasë e larë. Shkop i larë. Tra i larë. Qereste e larë.
7. bised. edhe fig. Që i është kthyer dikujt një borxh; që i është kthyer dikujt e mira me të mirë a e keqja me të keqe; i paguar; i shlyer. Borxh i larë. Dëm i larë. Gabim (faj) i larë.
8. fig. Që ka dalë pa faj, i pafajshëm, i papërlyer. E ka ndërgjegjenlarë. Doli i larë.
9. është pa re, i pastër, i kthjellët, i qëruar. Qiell i larë. Kohë e larë.
Sin.: i pastruar, i zbardhur, i zhvilluar, i praruar, i kallajisur, i zdrukthuar, i lëmuar, i paguar, i shlyer, i pafajshëm, i papërlyer, i papërzier, dorëjashtë, duarlarë, i kthjellët, i shkëlqyer.
Me *ballëlarë. Dola i larë nuk kam faj për diçka, nuk kam qenë i përzier në një punëkeqe, jam i pastër; jam i shfajësuar. E kam ballinlarë jam i pafajshëm e krenar, nuk kam bërë asnjë faj e jam ballëlarë; nuk kam asnjë njollë, jam i pastër; e kam ballinhapur; e kam faqenlarë. E kam faqenlarë jam i ndershëm, e kam ndërgjegjenpastër, nuk jam përlyer në një punëkeqe; nuk jam fajtor; e kam ballinlarë. I larë në *flori. *Lugë e larë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.