Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kushtore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

APODOZË

APODÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Fjali përmbyllëse në një periudhë kushtore, që vjen pas një fjalie nënrenditëse; kund. protazë.

ATËHERË

ATËHÉRË ndajf. 1. Në një kohëcaktuar në të shkuarën ose në të ardhmen, në atë kohë kur ka ndodhur ose do të ndodhë diçka, jo tashti; në atë çast, në atë kohë; asokohe, motit. atëherë. Deri atëherë. Atëherë u kujtova. Atëherë ia nisën punës. Njësoj si atëherë. Ashtu ishte atëherë. Tash (sot) e atëherë.
2. Në atë rast; kështu, pra (përdoret me kuptim përmbyllës ose për të pyetur se ç’duhet bërë a ç’pritetndodhë). Atëherë, u morëm vesh. Atëherë, ikim. E çfarë, atëherë? Atëherë, ç’thua? Atëherë, shkruaj!
3. Si rrjedhim, si pasojë (përdoretfjalinë kryesore si fjalë e bashkëlidhur, kur në fjalinë e varur ka një lidhëz kushtore). Po të shkosh ti, atëherë do të shkoj edhe unë. Meqë e kuptove gabimin, atëherë po ta fal.
Sin.: asokohe, motit, qëmoti, dikur, asohere, asimoti.

DO

DOII pj. Pjesëzshërben për të formuar trajtat gramatikorekohësardhme dhemënyrës kushtorefoljes. Do të punoj. Do të shkoja.

DOT

DOT pj. 1. Përdoret për të përforcuar a për të zbutur mohimin, kur nuk janë mundësitë që të kryhet veprimi i shprehur nga folja (kryesishtfjali dëftore mohuese). S’e ngre dot. Nuk e ha dot. S’e sheh (s’e dëgjon) dot. S’ngrihet dot. S’e kupton dot. - Mos iu lut, s’vjen dot. Zjarri dhe uji nuk bashkohen dot. (fj. u.). Gojësllap, s’i vë dot zap. (fj. u.). Po syzeza qan me lot, / Qan me lot, / ka nënën e s’e lë dot, / S’e lë dot. (folk.).
2. Përdoret për të shprehur mundësinë ose pamundësinë e kryerjesveprimitshënuar nga folja (kryesishtfjali pyetëse ose kushtore). - E bën dot? - Ngjitesh dot? - Po s’e mbarove dot, më thuaj! - Po e kapa dot, e di unë si të bëj!

GJË

GJË pacak. 1. Diçka, gjësend, ndonjë gjë (përdoretfjali pyetëse ose kushtore dhe tregon një send, një dukuri ose një veprimmënyrëpacaktuar). -A mbeti gjë? -Po gjete gjë, na thuaj!
2. Asgjë, kurrgjë, asgjësend, asnjë send (përdoretfjalitë mohore; edhenjësi frazeologjike). Nuk tha gjë. S’i dhuroi gjë. S’ka gjë në dorë (në vijë). S’ka gjë nuk prish punë. S’ka përse (si përgjigje mirësjelljeje na falënderon dikush). Ku ka zë, s’është pa gjë (fj. u.).
3. Diçka ose dikush pa ndonjë vlerëmadhe a pa rëndësi; asgjë (përdoretfjali mohore). Nuk më duket gjë. S’është gjë nuk vlen. S’duhet gjë ajo punë. S’e ka gjë atë. Aq (kaq) gjë fare pak.

HIPOTETIK

HIPOTETÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me hipotezën, që mbështetet në një hipotezë.
2.bazohet në një supozim, hamendje ose situatëimagjinuar; që nuk është i provuar, por merret si mundësi për arsyetim ose diskutim.. Teori hipotetike. Gjykim (shpjegim) hipotetik. Lidhje hipotetike.
3. gjuh. Që ka fjalivarur kushtore. Periudhë (fjali) hipotetike. Ndërtim hipotetik.
Sin.: i supozuar, i hamendësuar, i imagjinuar, i dyshimtë, i pasigurt, i paprovuar.

KUSHTOR

KUSHTÓR,~E mb., gjuh. 1. lidh një fjalivarur, e cila tregon kushtin e kryerjesveprimit (për lidhëzat qoftë se, nëse etj.); që lidhet me këto lidhëza (për fjalitë).
2.tregon se veprimi i shprehur nga folja lidhet me një kusht. Mënyra kushtore.

KUSHTORE

KUSHTÓR/E,~JA f., gjuh. Mënyra kushtore.

MARRËDHËNIE

MARRËDHË́́NI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. kryes. sh. Lidhje e ndërsjellë bashkëpunimi, ndihme e bashkëveprimi ndërmjet dy a më shumë njerëzve, palëve, shteteve, organizatave etj. në një fushëveprimtarisë politike, shoqërore, ekonomike a në punëndryshme; të dhënë e të marrë ndërmjet dy a më shumë vetave, palëve etj.; qëndrimimbajnë kundrejt njëri-tjetrit. Marrëdhënie të mira (të ngrohta, të ngushta, të këqija, të ftohta). Marrëdhënie miqësore (familjare, martesore, bashkëshortore). Marrëdhëniet e shkollës me prindërit. Marrëdhëniet mësues-nxënës. Krijoj (lidh, vendos, pres, shkëput) marrëdhëniet me dikë. Marrëdhëniengushta e të qëndrueshme. Marrëdhënie shtetërore (diplomatike, ekonomike, tregtare, kulturore). Marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Marrëdhënie shoqërore marrëdhënievendosen ndërmjet njerëzveprocesin e veprimtarisëtyrepërbashkët praktike e shpirtërore. Jammarrëdhënie pune jampunë, punoj në një ndërmarrje a institucion. Marrëdhënieprodhim (ek.) marrëdhënietvendosen ndërmjet njerëzveprocesin e prodhimit, të shpërndarjes e të këmbimit të të mirave materiale. Marrëdhënie tonale (muz.) lidhjet dhe mënyrat e vendosjes së tonaliteteve të ndryshme, të klasifikuara sipas shmangies, modulacionit dhe krahasimit.
2. gjuh. Lidhje e ndërsjellë ndërmjet sendeve, dukurive ose veprimevendryshme; raport. Marrëdhënie kushtore (kohore, qëllimore). Marrëdhënieshkakut e të pasojës.

MËNYRË

MËNÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lloj veprimi a tërësi veprimesh e mjeteshpërdoren për të bërë një punë a për t’ia arritur një qëllimi; forma si e qysh bëhet një punë a kryhet një veprimtari; rregullatndiqen për të bërë diçka. Mënyrë e re (e vjetër) për të bërë diçka. Mënyra e parë (e dytë...) si mundveprohet. Kërkon mënyra për të shpëtuar veten. Më duket mënyrë e drejtë (e gabuar). Përdor mënyra të tërthorta (të njohura, të ulëta) për të arritur qëllimet. Njoh mënyrën e punimit (e përgatitjes, e prodhimit, e përpunimit). Vlerësoj mënyrën e drejtimit. Përcaktoj mënyrat e luftimit. I shpjegoj dikujt mënyrën e përdorimit të barnave (të aparatit). Ka disa mënyra për ta zgjidhur këtë problem (ushtrim). I tregoi mënyrën si bëhej. Përdori lloj-lloj mënyrash. Në ç’mënyrë e bëri (e shqiptoi, e tregoi, e priti, e përcolli)? Me çdo mënyrë me çdo kusht, medoemos, patjetër.asnjë mënyrë kurrsesi. Në ç’mënyrë? Si?këtë mënyrë kështu, pra. Mënyrë prodhimi (ek.) tërësia e marrëdhënieveprodhim dhe e forcave prodhuese në një etapëcaktuarzhvillimitshoqërisë.
2. Rruga ose metodandiqet për të arritur diçka. E gjeti një mënyrë për t’u kthyer në Shqipëri. Cila është mënyra më e shpejtë për të shkuarpark, me këmbë apo me autobus? Njihen disa mënyra për të stimuluar trurin. Studioj mënyrën si janë mbledhur dhe analizuardhënat nga gjuha e folur.
3. Tërësia e veçorivesjelljes a të veprimitnjeriutrastecaktuara ose tërësia e veçorivejetesës së tij. Mënyra e sjelljes (e jetesës). Mënyra e të folurit (e të ecurit, e të menduarit). Secili sipas mënyrës së vet.
4. Përdoret me parafjalën ‘në’ përpara një mbiemri dhe formon me të shprehje me kuptim ndajfoljor sipas kuptimitmbiemrit. mënyrëpërzemërt përzemërsisht. mënyrë miqësore miqësisht. mënyrëndershme ndershmërisht. mënyrëgabuar gabimisht. mënyrëhapur haptazi. mënyrëhijshme hijshëm. mënyrëqartë qartazi. mënyrëveçantë veçanërisht. mënyrë rrënjësore rrënjësisht. mënyrë çnjerëzore. Në mënyrë ritmike ritmikisht. mënyrë ushtarake ushtarakisht. mënyrëegër egërsisht. mënyrë që... përdoret si shprehje lidhëzorefjalitë e varura qëllimore; me qëllim që.
5. gjuh. Kategori gramatikore e foljes, që shpreh marrëdhëniet ndërmjet asajthuhet dhe realitetit, nëpërmjet trajtash të veçanta që e japin veprimin a gjendjen si diçkandodh a është me të vërtetë, si mundësi, si dëshirë, si urdhër etj.; tërësia e trajtavendryshmemerr folja gjatë zgjedhimit sipas kohës, numrit e vetës. Mënyra dëftore (lidhore, kushtore, habitore, dëshirore). Kategoria gramatikore mënyrës.
Sin.: mjet, formë, rrugë.

lidh. 1. Përdoretfillim të një fjalievarur kushtore; nëse. Në e di, ma thuaj! Në ardhsha vonë, mos më prit. Në u ktheftë, do ta takoj. Në s’gabohem, nisja ështëorën katër.
2. Përdoretkrye të një fjalie pyetësezhdrejtë. Nuk e di në vjen apo jo. Nuk e di në e mbaroi punën.
3. Përdoretdisa shprehje lidhëzore. qoftë se. Në rast se. Në është se. Në mënyrë që.

NËSE

NËSÉ lidh. 1. Përdoretfillim të një fjalievarur kushtore, me foljenmënyrën dëftore; në qoftë se, në rast se. njoftoni nëse vjen (nuk vjen). Nëse mungon shumica, nuk bëhet mbledhja. Nëse nuk e kuptoni, pyesni. Nëse ia gjej numrin e telefonit, do ta lajmëroj. Nëse duhet prania ime, do të vij patjetër.
2. Përdoretfillim të një fjalievarur ftilluese
Sin.: qoftë se, në rast se, po qe se, me kusht që, vetëm po të, në, po.

PERIUDHË
PO

PO lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy fjalibashkërenditura me marrëdhëniendryshme kundërshtore ose dy gjymtyrënjëjta të një fjalie me marrëdhënie kundërshtore a kufizuese; por. Dukej i vogël, po ishte i rëndë. Lirinë s’jua solla unë, po e gjeta këtu në mes tuaj. Dontevinte, po s’e lanë. Duafle, po nuk më flihet.
2. Përdoret për të lidhur dy fjali ose dy pjesë fjalie, njëra prejcilave e plotëson a e zhvillon më tej atë që thuhettjetrën; por. Ai do të vijë, po pakvonë. Hëngri, po me masë. Iu kujtua, po me vonesë. E ndihmonte vërtet, po pa qejf.
3. Përdoret, zakonishtbashku me fjalëtmegjithatë”, “ende”, “përkundrazi”, për të përforcuar a për të theksuarshumë kundërvënien; por. Vështirësitë qenëmëdha, po megjithatë nuk e thyen. E kishte dëshiruar prej kohësh, po ende (megjithatë) s’e kishte arritur.
4. Përdoret, zakonisht me një ndajfolje kohe ose me një fjalë tjetërtregon kohë, për të lidhur dy fjali a dy pjesë të një fjalie, njëra ngacilat (e dyta) shënon një gjendje ose një kohë të re, jo siç ishte parashikuar, kur kryhet veprimi i së parës; por. Arritëm, po kur gjithçka kishte marrë fund. Puna u krye, po një ditë më pas. Do të dalim, po kur të pushojë shiu. Ia solli, po kur ai s’kishtenevojë.
5. Përdoretbashku me lidhëzatedhe”, “as” në bashkëvajtje me shprehjet lidhëzore “jo vetëm..., jo vetëm që..., le që...” për të formuar shprehje lidhëzore bashkërenditëse të shkallëzimit (jo që.., po; jo veç..., po; jo vetëm që..., po edhe; jo vetëm (veç) që..., po as...; jo vetëm..., po edhe; le që... po; le që... po as (që); le që..., po edhe). Jo vetëm që e ndërtuan shpejt, po e bënë edhebukur. Le që s’e kupton, po as përpiqetshumë.
6. Përdoretfillim të një fjaliepavarurshpreh një kundërshtim ndaj fjalisëmëparshme; por. Po vetë e kërkoi. Po unë s’i thashë gjë. Po asnjë s’u ngrit. Po as që kanë për ta pritur.
7. Përdoretfillim të një fjalievarur kushtore, që tregon kushtin për realizimin e veprimitshprehur nga fjalia drejtuese; në qoftë se. Po të kem kohë, do të vij. Po të pëlqeu, mbaje. Po e mbarove librin, sille. Po të kishe nxituar edhe ca, do ta kishe arritur trenin. Po s’punove, s’fiton. Po s’luajte këmbët, s’luan (as) dhëmbët. (fj. u.). Po s’hëngre hudhra, s’bie erë. (fj. u.).
8. Përdoretdisa shprehje lidhëzore me kuptim kushtor (po qe se; po qe që; po të jetë se; po të jetë). Po qe se e gjen, i thuaj se e kërkoj. Po të jetë e vërtetë, njofto edhetjerët. Po u more me qentë e rrugës, nuk arrin kurrështëpi. (fj. u.).
9. Përdoretfillim të një fjalie me kuptimendryshme e me ngjyrime dëshire, urdhri, pyetjeje, habie, pakënaqësie etj. Eh, po të vinte! Po çelësin që e harrova! Erdhëm, po ç’e do, u lodhëm. Po nesër ç’do të bëjmë? Po ky djalë që s’vuri mend!
Sin.: por, porse, mirëpo, veçse, veçqë, veç, vetëm, ama, në, nëse, sikur.

QOFTË
SIKUR

SIKÚR lidh. 1. Përdoret për të lidhur një fjalivarur krahasore-mënyrore, që shpreh një krahasimpërafërt. Bënte sikur flinte. Fliste me zor, sikurishte i sëmurë. Bën sikur s’di. Shtirej sikur nuk e shihte.
2. Përdoretkrye të një fjalievarur, që shpreh një veprim me dyshim ose me hamendje. Ndjeu sikur e kapi dikush. Iu duk sikur u hap dera. Iu sikur u rrëzua.
3. Përdoret për të lidhur një fjalivarur kushtore, në të cilën shprehet një kusht i mundshëm, që dëshirohet ose që nuk ka të ngjarëplotësohet; në qoftë se, po. Sikur të mos e kishin parë... Sikurvinin edhe ata! Ah, sikurisha atje! Sa mirë, sikurishim bashkë! Po sikur?
4. bised. Siç, sikurse. Sikur the ti më parë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.