Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHPÁLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e bëjmë të njohur diçka. Shpallja e pavarësisë kombëtare. Shpallja e kandidatëve për deputetë. Shpallja e garave. Shpallja e përfundimeve. Shpallja në «Gazetën zyrtare».
2. Njoftim a kumtim zyrtar që botohet me anë të shtypit ose që jepet me radio për t'iu bërë i njohur të gjithëve; letra ku është shtypur një njoftim a kumtim i tillë; lajmërim. Shpallja e dytë. Vend për shpallje. Me anë të kësaj shpalljeje Vë një shpallje në mur. Ka dalë një shpallje.
✱Sin.: njoftim, lajmërim, përpallje, kumtim, botim, dalje, deklaratë, nxjerrje, afishim; kushtetim, çelje.
VENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qëndrim i prerë e përfundimtar që mbahet për një punë a çështje pas shqyrtimit të saj; përfundimi i arritur për diçka pasi e kemi parë e diskutuar atë; ajo gjë që është vendosur të bëhet a të kryhet. Vendim i arsyeshëm. Mori (një) vendim vendosi. I dha vendim diçkaje vendosi për diçka. I rri një vendimi. U tërhoq nga vendimi që kishte marrë. Zbatoi (çoi në vend, shkeli) vendimin.
2. Rregull a urdhëresë për çështje të rëndësishme që nxjerr një organ qeveritar si dhe institucionet vartëse; tërësi masash që caktohen nga një institucion, nga një mbledhje etj. dhe që duhet të zbatohen patjetër. Mori (nxori) një vendim. Zbatoi (çoi në vend) vendimin. Urdhër (vendim) i ministrit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Vendimi i mëparshëm shfuqizohet.
3. drejt. Mendimi përfundimtar që i jep zgjidhje çështjes në shqyrtim; një organ gjyqësor pas gjykimit të çështjes, masa a zgjidhja përfundimtare dhe e prerë që jep gjykata për një çështje që ka shqyrtuar. Vendim gjyqësor. Vendim i prerë. Vendim fajësie (pafajësie). Me vendim gjyqi. Shpalli vendimin (drejt.).
✱Sin.: caktim, akt, urdhër, urdhëresë, udhëzim, kushtetim, karar, pleqërim.
VERDÍKT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. drejt. Mendimi përfundimtar që jep një organ gjyqësor pas gjykimit të çështjes, masa a zgjidhja përfundimtare dhe e prerë që jep gjykata për një çështje që ka shqyrtuar, vendim. Verdikt gjyqësor. Shpallën verdiktin.
2. Vendim që merr dikush për një çështje të caktuar. Verdikti i popullit. Verdikti publik.
✱Sin.: caktim, akt, urdhër, urdhëresë, udhëzim, kushtetim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë