Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kushërini”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKRABA

AKRABÁ,~JA f., bised., vjet. 1. përmb. Farefisi, rrethi familjar, gjaku e gjinia, akraballëku, ilaka. E ka akraba. Ka shumë akraba. Mbledh akrabanë. Ndihmoj akrabanë. Në dasmë u ftua akrabaja.
2. sh. ~, ~TË keq. Mik. Punë me akraba. Përkrah akrabatë.
Sin.: farefis, gjini, kushërini, familje, kushëri, krushk, mik, ilaka, akraballëk.

AKRABALLËK
KUSHËRI

KUSHËRÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Djali i xhaxhait, i dajës, i tezes a i hallës ose secili nga pasardhësit e tyre kundrejt atijflet ose është i pranishëm. Kushëri i parë (i dytë). Kushëri nga nëna.
2. si përmb. Gjithë farefisi; gjithë kushërinjtë. Erdhën kushërinjtë.
Sin.: farefis, kushërini, i afërm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.